Les associations aident les pauvres

9 – Lufto me nefsin

Zemrat jane si enet
qe permbajne miresine ose devijimin
ato jane ne pushtetin e pasionit
qe con drejt shkaterrimit

Pasioni eshte semundje per shpirtin
ku kundershtimi i tij eshte ilac sherimi
permes tij Allahu i sprovon roberit
duke u dalluar i keqi nga i miri

Allahu i ka vene detyre cdo njeriu
qe gjate kohes te shkurter ne dunja
te kundershtoje egon qe e urdheron per keq
te shmanget prej epsheve dhe te mos i ndjek
kenaqesia e te cilave sjell shkaterrim
humbje ne dunja dhe ne Ahiret mjerim

Kjo ne menyre qe njeriu
te fitoje pjesen qe i takon
nga kenaqesite dhe shperblimet e Ahiretit
qe jane me te medha se kenaqesite e dunjase
qe nuk krahasohen me ato te Xhenetit

Keshtu lufto me nefsin tend
pasionin vazhdo duke e kundershtuar
mos i ndiq epshet sepse vetem keshtu
ke me qene i fituar

I mencur eshte ai
qe u jep perparesi Deshirave te Allahut
mbi deshirat e tij, e zoteron nefsin e tij
dhe egon qe urdheron per keq e kundershton
i mbeshtetet Allahut dhe luften me nefsin e fiton

Kush i bindet pasionit
meriton vuajtjet e Xhehenemit
ndersa kush e kundershton
meriton kenaqesite e Xhennetit!

Dije dhe kujto gjithmon
se ai qe i bindet urdhrit te Allahut te lartesuar
e kundershton pasionin, epsheve duke iu larguar
ka per te qene ne te dy jetet i fituar
kenaqesite e Ahiretit ka per ti shijuar
dhe vuajtjeve te Xhehenemit ka per t’iu shpetuar
Ne dashte Allahu i lartemadheruar!

Quelle était l'utilité de ce post?

Cliquez sur un astérisque pour le noter!

Note moyenne 0 / 5. Nombre de voix: 0

Pas de vote pour l'instant! Soyez le premier à commenter cet article.

LIENS DE RÉSEAUX SOCIAUX - VIDÉO KURAN