Les associations aident les pauvres

Aksidentet në trafik/ Për vetëm pesë muaj humbën jetën 42 persona dhe u lënduan mbi 5 mijë qytetarë

Një person humbi jetën gjatë ditës së djeshme në një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Sipas raportimeve të para theksohet se viktima vdiq në vendin e ngjarjes, pasi u godit nga një furgon në lëvizje derisa ishte duke hyrë në makinë.

“Autostrada Ibrahim Rugova, KM 47 Duhel- Malishevë, 26.06.2021 – 15:35. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë dhe kishte dalë nga vetura. Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion.

Por jo vetëm kaq. Haut 24 orëve të fundit në nivel vendi u shkaktuan mbi 50 aksidente trafiku, e shumë prej tyre me persona të lënduar.

Humbje të jetëve, lëndime trupore e dëme materiale shkaktohen thuajse çdo ditë nëpër rrugët tona.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në periudhën janar-maj 2021 kanë ndodhur 37 aksidente fatale ku kanë humbur jetën 42 personne.

Gjatë të njëjtës kohë janë regjistruar edhe 2 mille e 753 aksidente me të lënduar, ndërsa ishin 5 mille e 419 persona të cilët pësuan lëndime trupore.

“Aksidente me dëme përgjatë kësaj periudhe kohore ishin 4 mijë e 855”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë.

Gjithsej brenda kësaj periudhe pesë mujorshe ishin 5 mille e 645 aksidente trafiku.

Numër të madh të aksidente pati edhe në muajin qershor, e disa prej tyre çuan edhe në humbje të jetëve.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar për lajmi.net se përpos aktiviteteve policore në këtë aspekt, në vazhdimësi është apeluar për kujdes tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të njëjtit të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike.

“Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik”, u tha tutje nga PK.

Ndryshe së fundi në kuadër të policisë së Kosovës është shtuar numri i zyrtarëve policorë të cilët janë marrë nga afër specifikisht me çështjen e aksidenteve si dhe vëzhgimin nga afër e thyerjes së rregullave në trafik.

Të njëjtit shpesh herë kanë punuar edhe me dron, të cilët iu ndihmuan të identifikojnë edhe më shpejtë ata të cilët rrezikonin veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Quelle était l'utilité de ce post?

Cliquez sur un astérisque pour le noter!

Note moyenne 0 / 5. Nombre de voix: 0

Pas de vote pour l'instant! Soyez le premier à commenter cet article.

LIENS DE RÉSEAUX SOCIAUX - VIDÉO KURAN