Les associations aident les pauvres

Le premier maire de la municipalité de Tirana

Zyber Halluli (1842-1927)
Zyber Halluli, également appelé par les habitants de Tirana "père des orphelins", est né à Tirana le 1842 dhe rridhte nga një familje autoktone me tradita fetare e patriotike. Mësimet e para i kreu në shkollën e mesme “Ruzhdie” të vendlindjes. Më pas vazhdoi shkollën e lartë për teologji dhe filozofi në Stamboll.
Zyber Halluli, me t’u kthyer në atdhe, iu përkushtua me pasion hapjes së shkollës shqipe dhe mësimit të besimit islam, sepse pa çlirim mendor e shpirtëror, nuk mund të bëhej çlirimi kombëtar. Si kryetar bashkie i Tiranës, krahas shumë detyrave të tjera të mëdha, i lindi ideja e arsimimit dhe edukimit të fëmijëve jetimë, të cilët për rrethanat historike që po kalonte kombi ynë, ishin shtuar shumë.
Suite 28 novembre 1917, me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, së bashku me patriotët Rauf Fico, Mytesim Këlliçi, Ismail Ndroqi, Luigj Shala dhe Xhelal Toptani, hapën për herë të parë këtë institucion, duke grumbulluar fëmijë nga e gjithë Shqipëria, pa dallim krahine e besimi fetar.
Ky “baba i jetimëve” aq shumë iu përkushtua “Strehës Vorfnore”, saqë me dëshirën dhe vullnetin e tij, para se të vdiste, i dhuroi asaj të gjithë pasurinë e vet personale.
Zyber Hallulli ndërroi jetë më 1927. Sot e kësaj dite kujtohet me respekt e nderim nga banorët e Tiranës, si vazhdues të denjë të patriotëve fetarë paraardhës.
Domethënëse është që edhe Shtëpia e Fëmijës sot në Tiranë mban emrin e “Zyber Hallullit”, një nga dijetarët dhe hoxhallarët e shquar myslimanë shqiptarë.
Zoti e Mëshiroftë besimtarin dhe atdhetarin e madh Zyber Hallulli.Nga Vladimir Kera
Foto nga KMSH

Quelle était l'utilité de ce post?

Cliquez sur un astérisque pour le noter!

Note moyenne 0 / 5. Nombre de voix: 0

Pas de vote pour l'instant! Soyez le premier à commenter cet article.

LIENS DE RÉSEAUX SOCIAUX - VIDÉO KURAN