Shoqata ndihmoni te Varferit

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ofron ndihmë për nxënësit e Arakanit në Pakistan

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka siguruar ndihmë me materiale arsimore për 1.260 nxënës muslimanë të Arakanit në 7 shkolla në qytetin Karachi të Pakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rajonin Gulshan-e-Iqbal në qytetin Karachi u mbajt një ceremoni për ndihmën me materiale arsimore që u krye në bashkëpunim nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke me Gjysmëhënën e Kuqe të Pakistanit dhe organizata joqeveritare Aleanca e Pakistanit për Arsimimin e Vajzave (PAGE).

Në ceremoni morën pjesë kryekonsulli i Turqisë në Karachi, Cemal Sangu, zyrtarë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Gjysmëhëna e Kuqe e Pakistanit dhe të ftuar të tjerë.

Kreu i delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, İbrahim Carlos Camilo, në një deklaratë për AA tha se janë shpërndarë ndihma me materiale arsimore për 1.260 nxënës refugjatë të Arakanit në 7 shkolla në Karachi.

Camilo deklaroi se nxënësit kanë treguar një interes të lartë ndaj tyre dhe se ata janë shumë të lumtur. /aa

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit