GRUAJA DHE THIRRJA NË FE
Pyetja: Si qëndron çështja e davetit (thirjes në Islam) për gratë, a keni mundësi të na thuani diç për të?
Përgjigja: Femra është sikur meshkujt, ajo duhet të bëjë davet (thirje) në rrugën e Allahut, të urdhëroj për të mirë dhe të ndaloj nga e keqja, sepse argumentet nga Kur’ani famëlartë dhe Suneti i të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) aludojnë për një gjë të tillë, gjithashtu edhe fjalët e dijetarëve janë tejet të qarta sa i përket çështjes në fjalë.
Prandaj ajo duhet të thërrasë në rrugën e vërtetë, të urdhëron për të mirë dhe të ndalon nga e keqja sipas rregullave sheriatike, me të njejtat rregulla të cilat kërkohen nga meshkujt.
Ajo duhet të ketë kujdes që ndonjë pengesë në këtë rrugë, mungesa e sabrit (durimit), apo nënçmimi dhe sharja që i bëhet nga njerëz të caktuar të mos e ndalojnë nga kjo vepër madhështore por ajo duhet të bëhet e fortë dhe e durueshme edhe nësë njerëzit tallen apo e përqeshin atë.
Ҫështja tjetër të cilët thirësja duhet ta ketë parasyshë është të qenurit shembull i moralit të lartë dhe mospërzierja me burra të huaj. Ajo duhet të jetë shembull i praktikimit të udhërave dhe lagrimit nga ndalesat, të jetë ajo e cila i praktikon të gjitha ato këshilla që ua drejton të tjerëve.
Nëse ndodhë që u bën davet (thirrje) burrave, atëherë duhet të jetë e mbuluar dhe të mos vetmohet me ata, kurse nëse u bën davet grave, atëherë e bën këtë me mençuri dhe me një mirsjellje të dalluar dhe duke pasur një të kaluar të pastër që të mos i reflektohet kundër saj e të thuhet: Pse ajo nuk filloi me veten?!
Gjithashtu duhet të largohet si nga veshja provokative dhe nga çdo shkak i cili mund të shkaktojë fitne tek njerëzit, të mos i zbulojë stolitë, të mos e zbukurojë zërin e saj, etj.
Thjesht, ajo duhet që të merret me thirje (davet) për tek Allahu i Madhëruar në atë mënyrë që të mos e dëmtojë besimin dhe as personalitetin e saj.
Përktheu: Senad Ramadani