Gruaja që e dinte Kuranin përmendësh!!
Përmendet për një burrë se ia mësonte Kur’anin gruas së tij për çdo ditë!
Dhe një ditë nga ditët, burri duke hulumtuar pas disa gjërave personale nëpër shtëpi, e gjen një kuti, të cilën nuk e kishte parë asnjëherë më herët në shtëpi! E mori dhe e hapi, dhe në të gjeti disa diploma dhe lëvdata, për nxënien e Kur’anit përmendësh, edhe atë me emër të gruas së tij! Burri u habit, mbeti pa fjalë dhe tha në vete: Si është e mundur që gruaja ime të jetë hafëze e Kur’anit, dhe të jetë e vlerësuar nga dijetarë eminentë, e unë mos ta di?!
E pyeti të gruan: Si është e mundur të jesh hafëze kur unë tash jam duke ta mësuar Kur’anin?!
Iu përgjigj: I dashuri im, ti asnjë ditë nuk më pyete se, a di nga Kur’ani diçka apo jo, andaj nuk të tregova asnjëherë!
E shfrytëzova këtë shans që ti të ma mësosh Kur’anin, ashtu si ia mëson fëmijës tënd, që nëse gaboj të mbetesh me mua dhe të përsërisim bashkërisht, kurse kur t’ia qëlloj, të më sjellësh dhurata që të më nxitësh të mësoj më tepër dhe në fund të më përqafosh!
Burri nga gëzimi filloi të qajë dhe tha: Falënderimi i takon Allahut që më furnizoi me grua të ndershme!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU