Shoqata ndihmoni te Varferit

Haxhi Vehbi Dibra (Dibër, 12 mars 1867 – Tiranë, 24 mars 1937) Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i parë i Parlamentit të Shqipërisë, Kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndër komentatorët më të mirë të Kuranit në gjuhën shqipe dhe intelektual shqiptarët. I pakrahasuari, dibrani me vizion të gjerë patriotik dhe realizues i vizionit të tij për pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërtimin e shtetit të parë shiptar për dje, sot dhe në të ardhmen. Haxhi Vehbi Dibra shquhej si dijetar i shumë dimensioneve. Atë e njihte bota si të tillë. Atë e nderoi si të tillë rektori i Universitetit të Kajros El-Ez’her dhe mbreti i Egjiptit. E respektoi edhe mbreti i Arabisë Saudite, i cili e nderoi Vehbi Dibrën duke i besuar lutjen e fundit për mbylljen e ritualit të haxhit në vitin 1935. Ishte vlerësim dhe nderim të bëje duanë e fundit të haxhit para qindra mijëra haxhinjve nga e gjithë bota e, midis tyre, kishte dijetarë, rektorë universitetesh, udhëheqës shtetesh etj. Ishte dhe nderim e krenari për popullin shqiptar, në krye të të cilit ishte Haxhi Vehbi Dibra. Vehbi Dibrën e përshëndetën në mënyrë të veçantë edhe rektori i universitetit më të madh, atij të Ez’her-it, si dhe mbreti Faruk i Egjiptit. Zoti e mëshiroftë imamin e madh Vehbi Dibrën. Nga Vladimir Kera

Sot ndërroi jetë ish-kryetari dhe kryemyftiu i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer ef. Zukorliq.

Këtë informacion e ka shpërndarë në Facebook, gazetari dhe analisti politik Mirnes Kovaç.

“Muamer ef. Zukorliq u shpërngul në ahiret. Lajmin ma konfirmoi myftiu Mevlud Dudiq, i cili është duke u kthyer nga Graci për në Novi Pazar. Lus Zotin e Madhëruar që ta mëshirojë Muamer efendiun dhe t’i japë familjes së tij një sabër”, ka shkruar Kovaç. Jozyrtarisht, shkak i vdekjes ishte një atak në zemër.

Zukorliq ishte edhe politikan dhe përfaqësues i komunitetit boshnjak në Sanxhak të shtetit të Serbisë.

Zukorliq ka lindur në Tutin në vitin 1970. Shkollën fillore e kreu në fshatin Ribariq të komunës së Tutinit dhe Medresenë Gazi Husrev-beg në Sarajevë. Ai u regjistrua në Fakultetin Islamik, Departamenti i Ligjit të Sheriatit, në Konstandinopojë, Algjeri dhe u diplomua në verën e vitit 1993.

Kryetar i parë i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Sanxhakut u zgjodh në tetor të vitit 1993 me themelimin e saj dhe u rizgjodh në atë pozitë në vitin 1998 dhe 2003. Studimet pasuniversitare i kreu në Liban.

Në Kuvendin e Unifikimit të Bashkësisë Islame në Serbi më 27 mars të vitit 2007. Ai u zgjodh kryetar i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi dhe kryemyfti u rizgjodh në krye të saj në muajin korrik të vitit 2008 në zgjedhjet për Bashkësinë Islame.

Vitet e fundit ishte marrë edhe me politikë dhe vdekja e gjeti në kohën kur ishte deputet i Kuvendit të Serbisë..

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit