2 – Libri i Allahut
Allahu mbi njerezimin
derdhi miresi
iu zbriti Kuranin e nderuar
Libri i Allahut plot urtesi
Si udhezim dhe meshire
per besimtaret
dhe paralajmerim nga ndeshkimi
per jobesimtaret
Perkujtuesi i urte
qe udhezon drejt miresise
qe shpeton nga fitnet
dhe largon prej ligesise
Fjala e Allahut
sherim per zemren e besimtarit
deshmi e dashurise ndaj Allahut
gezim dhe lumturi per muslimanin
Kurani i Lavdishem
eshte pranvere e zemrave tona
drite e gjokseve tona
largim i brengave dhe pikellimeve tona
Ky Liber i nderuar
te mbrekullon me fjalet e tij
me historite dhe tregimet e tij
me informacionet rreth gajbit (te fshehtes)
Nuk ngopen besimtaret
duke e degjuar recitimin e tij
nuk ngopen lexuesit
duke e perseritur leximin e tij
Nuk ngopen dijetaret
duke medituar rreth tij
rreth ketij libri te nderuar
qe permban shume urtesi
Ky Kuran i Madherishem
qe udhezon drejt miresise
perkujton njerezine
pergezon besimtaret
dhe paralajmeron jobesimtaret
udhezim dhe meshire
per muslimanin
miresi prej Zotit te Gjithesise
qe ia dhuroi njerezize!