7 – Vizitori i fundit !
Kur akrepat e ores
shenojne kohen e caktuar
Dikush,, nje vizitor
vjen per te te takuar
Valle nga kjo vizite
c’fare eshte duke kerkuar?
A mos do pasurine tende
qe e ke fituar?
Jo, ai s’kerkon
as ar, as pasuri
Por ai, te do ty
ty, e asnjeri
Vizitori i fundit
per ty eshte derguar
Ai vjen me urdhrin
e Allahut te lartesuar
Ai eshte engjelli i vdekjes
qe shpirtin tend kerkon
Eshte vizitori i fundit
qe te viziton
Ai nuk preket
nga e qara me ngasherim
Marrja e shpirtrave
per te eshte detyrim
Kur zemra te pushoje
tik taku te ndaloje
Me urdher te Allahut
rrahjet ti ndaloje
Kur shpirti te shkeputet
prej trupit te largohet
Allahu eshte Ndihmuesi
ndihma prej Tij kerkohet
Kur syte te mos veshtrojne
kur veshet te mos degjojne
Gjuha eshte ndaluar
fjalet jane mbaruar
Kur buza te jete thare
kur zeri te jete shuar
lavderuar qofte Ai
qe na ka krijuar
qe na solli ne dunja
Per ta adhuruar
Sa je ne kete jete
akoma pa u larguar
Pergatitu per viziten
me vizitorin e derguar
Nje jete, Nje mundesi
Nje zgjedhje, Nje fund
Lumturi pergjithmone
Ose vuajtje pafund!