BESIMI NË ALL-LLAHUN – (PJESA E TRETË)
Kanë devijuar në këtë aspekt dy grupe:
- Grupi i parë të cilët mohuan emrat dhe cilësitë e All-llahut në përgjithësi, apo mohuan vetëm disa prej emrave dhe cilësive. Ky grup i devijuar supozuan se nëse ata i pohojnë këta cilësi atëherë e kanë përngjasuar All-llahun me krijesat. Ky supozim i tyre është i gabuar nga disa aspekte:
1.Fakti se All-llahu ka pohuar për veten e Tij se ka emra dhe cilësi, Ai poashtu edhe ka mohuar se ka dikush i cili i përngjason Atij në emra dhe në cilësi siç është ajeti që u përmend më lartë (Shuraa 11), pra nëse ata thuan se All-llahu flet, atëherë sipas rregullës së gabuar të tyre ata e përngjasojnë All-llahun me krijesat, ndërsa besimi i pastër i Ehli Sunetit është se All-llahu flet ashtu siç i takon Madhërisë së Tij, duke patur parasysh ajetin se All-llahut nuk i përngjan asgjë as në emra as në cilësi.
2.Fakti se nëse dy gjëra kanë cilësinë dhe emrin e njëjtë nuk e patjetërson që ata dy gjëra të jenë të ngjajshme. All-llahu thotë se Atij i bën sexhde çdogjë në qiell dhe në tokë. Fakti se All-llahun e bëjnë tesbih (e madhëron) edhe kafshët edhe bimët, a don të thotë kjo se ata e bëjnë tesbih All-llahun sikurse biri i Ademit? Ose fakti se All-llahu prej cilësive të tij ka përmendur se dëgjon dhe shikon, vallë a don të thotë kjo se shikimi i All-llahut është sikurse shikimi dhe ndëgjimi i njeriut? Jo, assesi nuk është i ngjajshëm. Njeriu ka sy, këmbë dhe dorë, poashtu edhe kafshët dhe insektet kanë sy, dorë dhe këmbë, por a janë të ngjashme në pamje, edhepse në emër janë të ngjashme, ose nëse themi se njeriu ka këmbë s’don të thotë se edhe këmba e njeriut është e ngjashme sikurse këmba e insekteve apo e shpendëve. Shembulli më i lartë është shembulli i All-llahut të Lartëmadhëruar, i cili ka pohuar për veten e Tij se sheh dhe ndëgjon, kjo s’don të thotë se Ai sheh sikurse sheh njeriu, ose prej cilësive dhe emrave të All-llahut është se është i Dijshëm, por edhe njeriu është i dijshëm dhe kjo s’don të thotë se njeriu është i dijshëm sikurse All-llahu i Lartëmadhëruar, All-llahu na ruajtë prej kësaj. Pra i obligohet muslimanit që t’i pohoj të gjitha cilësitë të cilët Kur’ani dhe Suneti i Pejgamberit i kanë pohuar dhe t’i mohojë emrat dhe cilësitë të cilat Kur’ani dhe Suneti i kanë mohuar si për shembull: All-llahu i Lartësuar ka mohuar për veten e Tij se bën padrejtësi ose se Ai është i padrejtë, pra edhe muslimani e mohon këtë cilësi që të jetë cilësi e All-llahut.
Pra nëse të është bërë e qartë se vet krijesat në mes veti, edhepse kanë cilësi dhe emra të njëjta ata në esencë dallojnë tërësisht prej njëri tjetrit, atëherë dallimi në mes Krijuesit dhe krijesave është më i qartë dhe më i madh.
- Grupi dytë i devijuar janë ata të cilët i pohojnë emrat dhe cilësitë e All-llahut duke e përngjasuar All-llahun me krijesat. Ata supozojnë se argumentet e Kur’anit dhe Sunetit aludojnë në përngjasim dhe duke thënë se All-llahu në Kur’an iu drejtohet robërve të vet me me atë çka është e kuptueshme për njerëzit. Ky supozim i tyre është i gabuar nga disa aspekte:
1.Përngjasimi i All-llahut me krijesat është i gabuar nga ana logjike edhe nga ana e argumenteve që burojnë nga Kur’ani dhe Suneti dhe ska mundësi që argumentet e Kur’anit dhe Sunetit të jenë të gabuara si për shembull fjala e All-llahut: “Atij nuk i përngjan asgjë, Ai është Ndëgjuesi (që ndëgjon çdogjë) dhe Shikuesi (që sheh çdogjë)počašćeni su dolaskom mjeseca u kojem čiste duše od grijeha. (Shuraa 11).
2.All-llahu në Kur’an u drejtohet dhe u flet njerëzve me atë çka ata e kuptojnë, pra me diçka që në esencë njihet prej njerëzve si e tillë, mirëpo realiteti i asaj që ka të bëj me cilësitë dhe qenien e All-llahut është gjë e fshehur në diturinë e All-llahut , për shembull: Ne pranojmë se një prej emrave të All-llahut është “السميع”- ”Ndëgjues”, dhe dihet se në esencë kjo nënkupton mundësinë e dikujt për të ndëgjuar zërat, ndërsa në realitet ajo që ka të bëj me emrat dhe cilësitë e All-llahut nuk dihet se si është në të vërtetë, vetëm dihet se All-llahu ndëgjon çdogjë.
Pra njeriu ndëgjon edhe All-llahu ndëgjon, por dëgjimi i All-llahut dhe i njeriut nuk është i njëjtë. Kjo vlen edhe për emrat dhe cilësitë tjera të All-llahut. Pra nuk ka diçka që i përngjason All-llahut as në emra e as në cilësi, sepse emrat dhe cilësitë e All-llahut janë të plota dhe nuk kanë mangësi.
All-llahu i Lartësuar na ka njoftuar për veten e Tij se është ngritur mbi Arshin e Tij, kjo ngritje (استواء) në esencë njihet tek njerëzit si ngritje prej poshtë lartë, mirëpo realiteti i kësaj ngritje që e ka përmendur All-llahu për veten e Tij dhe mënyra e kësaj ngritje është e panjohur për ne. Njëri prej imamëve të katër medhhebeve të ehli Sunetit, Imam Maliku All-llahu e mëshiroftë thotë: Istivaja (ngritja e All-llahut mbi Arsh) është gjë e njohur, ndërsa mënyra se si është ngritur është e panjohur për ne, besimi në këtë ngritje është vaxhib dhe pyetja se si është ngritur është bidat (shpikje në fë). Thotë All-llahu :
- “Mëshiruesi u ngrit mbi Arshin” (Taha 5)
- “Me të vërtetë Zoti juaj All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditëve e pastaj u ngrit mbi Arsh…” (el A’raafë 54)
Ndërsa sa u përket ajeteve në të cilat All-llahu thotë:
- “Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai e din çka futet në tokë dhe çka del prej saj dhe din çka zbret prej qielli dhe çka ngritet në të dhe Ai është me ju kudo qe të jeni, All-llahu sheh çka punoni”. (el Hadid 4)
- “A nuk e din ti se All-llahu din çka ka në qiej dhe në tokë?! Nuk bëhet bisedë mes tre vetave që Ai nuk është i katërti, e as në mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave e të mos jetë Ai me ta kudo që të jenë. Pastaj në ditën e Kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar, me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdogjë në dijen e vet”. (el Muxhadele 7)
- “Tha (All-llahu):”Mos u frikësoni se unë jam me ju, shoh dhe ndëgjoj”. (Taha 46)
- “Me mua është Zoti im Ai do të më udhëzojë”. (esh Shuaraa 62)
- “Me të vërtetë All-llahu është me ne”. (et Teube 40)
- All-llahu është me ata që bëjnë durim”. (el Bekare 153)
Kuptimi i këtyre ajeteve që u përmendën më lartë e me të cilat janë argumentuar disa grupe të devijuara se All-llahu është në çdo vend me qenien e Tij është gabim dhe humbje e madhe. Kur thuhet se All-llahu është me dikë si për shembull ajeti: “Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai e din çka futet në tokë dhe çka del prej saj dhe din çka zbret prej qielli dhe çka ngritet në të dhe Ai është me ju kudo qe të jeni, All-llahu sheh çka punoni” (el Hadid 4), kuptimi i qartë i këtij ajeti është se All-llahu është çdokund me diturinë e Tij me shkimin dhe ndëgjimin e Tij, ashtusiç aludon edhe ajeti më lartë ku edhe në fillim të ajetit thuhet se “Ai e din çka futet në tokë dhe çka del prej saj dhe din…” edhe përfundon ajeti me faktin se All-llahu sheh dhe din se çka punoni ku edhe thuhet “Ai është me ju kudo qe të jeni, All-llahu sheh çka punoni”. Edhe ajeti i dytë që vijon pasi All-llahu thotë se “Nuk bëhet bisedë mes tre vetave e që Ai nuk është i katërti…” edhe ky ajet fillon duke thënë se All-llahu din çdogjë, pra dituria e Tij ka përfshirë çdogjë edhe gjithashtu në fund përfundon duke thënë “… me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdogjë në dijen e vet”. Ajeti i tretë në vijim është rasti kur All-llahu i urdhëron Musain a.s dhe Harunin a.s që të shkojnë te Faraoni duke u thënë : “Tha (All-llahu):”Mos u frikësoni
(O Musa dhe Harun) se unë jam me ju, shoh dhe ndëgjoj” (Taha 46). Pra All-llahu i thotë Musait dhe Harunit që të shkojnë te Faraoni dhe duke u thënë se All-llahu është me ata me shkimin dhe me ndëgjimin e Tij.
Dije vëlla i dashur se ky është besimi të cilin All-llahu e ka sqaruar në Kur’an dhe ky është besimi i Pejgamberit dhe shokëve të Tij në çështjet që kanë të bëjnë me emrat dhe cilësitë e All-llahut dhe çështjeve tjera të besimit. Ky është besimi i gjeneratave të para të Islamit dhe ky është besimi i imamëve të ehli Sunetit siç është Imam Ebu Hanifja, Shafiu, Maliku dhe Ahmedi dhe dijetarëve të tjerë siç është Buhariu, Musliman, Tirmidhiu edhe dijetarët e tjerë të cilët na transmetojnë këtë fe.
Marrur nga: “Besimi Islam” – Shejh Muhammed bin Salih El-Uthejmin
Prevedeno: Enis Arifi