BESIMI NË DITEN E FUNDIT – (PJESA E DYTË)
Prej dobive të besimit në ditën e Fundit mund të cekim:
- Vullneti për të bërë vepra të mira dhe shpresimi në shpërblimin e All-llahut .
- Frika nga të bërit vepra të këqija duke u frikësuar dënimit të All-llahut.
- Dëfrimi me atë çka ofron ahireti kur njeriut i humb diçka prej kësaj bote.
Ringjalljen pas vdekjes e kanë mohuar jobesimitarët duke thënë se kjo është një gjë e pamundur. Ky supozim i tyre është i kotë nga shumë aspekte dhe këtë supozim e kundërshton sheriati, shqisat edhe logjika.
Sa i përket sheriatit:
Thotë All-llahu: “Ata që kanë bërë kufër supozuan se nuk do të rringjallen. reći: Po si jo, për Zotin tim do të rringjalleni e më pastaj do të njoftoheni për atë çka keni punuar dhe kjo është lehtë për All-llahun”. (et Tegabun 7).
Sa u përket shqisave:
All-llahu u ka treguar njerëzve shembuj se si All-llahu në këtë botë i ka rringjallur robërit e vet pasiqë kanë qenë të vdekur. Për këtë ka pesë raste të cilat përmenden në Kur’an.
Shembulli i parë: Kur populli i Musait i thanë atij: “Ne nuk besojmë përderisa ta shohim All-llahun haptazi” Kështuqë All-llahu i bëri që ata të vdesin e më pastaj i ringjalli duke ju thënë beni Israilëve: “Dhe kur thatë: “O Musa nuk besojmë përderisa ta shohim All-llahun haptazi e athëherë juve ju rrëmbeu rrufeja dhe ju ishit duke shikuar. Pastaj ju rringjalli pas vdekjes suaj, ashtuqë të falënderoni”. (el Bekare 55-56).
Shembulli i dytë: Tregimi në Kur’an në të cilin polemizojnë beni Israilët për një person të vrarë dhe urdhëri i All-llahut që të therret një lopë dhe t’i bien atij me një pjesë të lopës dhe ai i vdekuri do t’i lajmërojë se kush është vrasësi i tij, siç ka ardhur në Kur’an: “Kur e mbytët një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për të, e All-llahu është shfaqës i asaj që ju mbanit fshehur. E ne u thamë:”Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës). Ja kështu All-llahu ngjall të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e Tija ashtuqë të kuptoni”. (el Bekare 72-73).
Shembulli i tretë: Rasti i një populli i cili u larguan prej shtëpive të tyre duke ikur për t’i shpëtuar vdekjes dhe të cilët All-llahu i bëri që të vdesin e më pastaj i ringjalli. “A din për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej shtëpive të tyre e të cilët ishin me mijëra, e atyre All-llahu u tha: “Vdisni” e pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëzit, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë”. (el Bekare 243).
Shembulli i katërt: Rasti kur All-llahu e vdes dhe më pastaj e ngjall një fshat, siç na ka lajmëruar në Kur’an: “Ose me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij,e ai tha: “Si e ngjall All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij?!” E All-llahu e bëri të vdekur atë njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: “Sa qëndrove (i vdekur)“? o da:”Një ditë ose një pjesë të dites”. Ai (All-llahu) tha: “Jo, por ke qëndruar (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde se si nuk është prishur dhe shikoje gomarin tënd (si si i janë shkapërderdhur eshtrat) e për të bërë ty si argument për njerëzit, shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish”. E kur iu bë e qartë atij tha: “U binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo gjë”. (el Bekare 259).
Shembulli i pestë: Tregimi për Ibrahimin a.s kur e pyet All-llahun se si i ngjall të vdekurit. “Dhe kur tha Ibrahimi: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjall të vdekurit?” Ai (All-llahu) tha: “Vallë a nuk beson?” Ai (Ibrahim) tha: “Besoj, po si jo, por desha që zemra ime të rehatohet”. Ai (All-llahu) tha: “Merri katër shpendë pranë vete (therri e copëtoi), e pastaj në çdo kodër vëne nga një pjesë të tyre, pastaj thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se All-llahu është i Gjithfuqishmi i Urti”. (el Bekare 260).
Sa i përket logjikës:
Dihet se All-llahu i ka krijuar qiejt dhe tokën dhe krejt çka ka mes tyre, Ai i krijoi ata fillimisht dhe nuk është rëndë për Atë që përsëri t’i krijojë.
- ·“Ai është i cili e nisi krijimin e më pastaj e rikthen, ai (rikthimi) është më lehtë për të”. (er Ruum 27).
- ·“Ashtusiç e filluam krijimin, ashtu edhe do ta përsërisim… “. (el Enbija 104).
Ai është i cili e ngjall tokën pasi që mbi të nuk ka asgjë të gjallë dhe nuk ka asnjë bimë të gjelbër.
- ·“Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë, e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E ska dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t’i ngjallë të vdekurit se me të vërtetë Ai ka mundësi për çdogjë”. (Fussilet 39).
“Ne nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluar njëri mbi tjetrin. Ushqim për njerëz, dhe kështu e ngjallim tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja”. (Kupiti 9-11)
Marrur nga: “Besimi Islam” – Shejh Muhammed bin Salih El-Uthejmin
Prevedeno: Enis Arifi