Preskoči na sadržaj

BESIMI NË KADERIN (CAKTIMIN) E ALL-LLAHUT (PJESA E DYTË)

(Pjesa e dytë)

Edhe fakti se çdogjë është pronë e All-llahut, pra nuk mund që të ketë diçka që është në pronë të All-llahut të bëj diçka pa dëshirën dhe pa diturinë e Tij.Nga ajo që u përmend më lart(në pjesen e pare e ketij artikulli) mund të themi se njeriu nuk mund që të argumentohet me kaderin (caktimin) e All-llahut në lënien e obligimeve që e ka urdhëruar All-llahu, ose të argumentohet me kaderin e All-llahut në bërjen e gjunaheve. Argumentimi i tyre është i gabuar nga shumë aspekte:

 

Aspekti i parë:

Thotë All-llahu: “Do të thonë ata që kanë bërë shirk (idolopoklonstvo): Sikur të kishte dashur All-llahu s’do të kishim bërë shirk as ne e as baballarët tanë dhe as nuk do të kishim bërë haram asnjë send”. Kështu patën gënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa e shijuan dënimin Tanë. reći: “A keni ndonjë dituri (Damir - svijest) e të na e prezentoni neve? Ju vetëm jeni duke e ndjekur supozimin (dyshimin) tuaj dhe ju nuk flitni tjetër vetëm se të kotën”. (el En’aamë 148). Sikur të ishte argument kaderi, atëherë All-llahu s’do t’i kishte dënuar.

Aspekti i dytë:

Thotë All-llahu: “Pejgamberë përgëzues dhe qortues, që njerëzit të mos kenë argument (rasuđivanje) pas pejgamberëve. All-llahu është i Gjithfuqishëm e i Urtë”. (ne Nisa 165).

 

Aspekti i tretë:

Transmetohet prej Ali bin ebi Talib-it r.a se Pejgamberi a.s ka thënë: “Nuk ka askush prej juve përveç se atij i është shkruajtur vendi i tij në zjarr ose në xhenet” dhe tha njëri prej atyre prezent: “O i Dërguari i All-llahut, atëherë a të mbështetemi?” Tha Pejgamberi: “Jo, punoni, sepse secilit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar” dhe më pastaj e lexoi fjalën e All-llahut: “E sa i përket atij që jep dhe ruhet. Dhe vërteton bindshëm të mirën. Ne atij do t’ia lehtësojmë kah e lehta”. (el Lejl 5-7). (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Pra shihet se Pejgamberi a.s ka urdhëruar që njeriu të bëj vepra dhe ka ndaluar nga mbështetja vetëm në kader.

 

Aspekti i katërt:

Fakti se All-llahu e ka urdhëruar njeriun me obligime që t’i veproj dhe me ndalesa të cilave duhet t’ju largohet dhe se nuk e ka urdhëruar që të bëj diçka që është e pamundshme për njeriun që ta bëj. Thotë All-llahu:All-llahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësisë së tij“. (el Bekare 286) dhe thotë: “Keni frikë All-llahun aq sa keni mundësi…” (et Tegabun 16). Pra sikur të ishte njeriu i detyruar prej All-llahut që të bëj diçka, atëherë njeriu do të ishte i ngarkuar me diçka që nuk mund t’i largohet, dhe kjo është gabim. Për këtë shkak nëse njeriu bën ndonjë mëkat me harresë apo me detyrim prej dikujt, atëherë ai ska mëkat përshkak se është i arsyetuar.

 

Aspekti i pestë:

 

Fakti se kaderi i All-llahut është fshehtësi të cilën njeriu nuk e din vetëmse pasi që t’i ndodh ajo që e ka patur kader që t’i ndodh, përshkak se dëshira e njeriut që të bëj diçka, i paraprin veprës të cilën don që ta bëj, kështuqë dëshira e njeriut për të bërë një vepër nuk bazohet në diturinë e tij për kaderin e All-llahut dhe në këtë rast s’mund që njeriu të arsyetohet me kader, pasiqë s’mund të argumentohet me diçka që nuk e ka ditur.

Shihi më poshtë shembujt të cilët e qartësojnë atë që u tha më lart:

Nëse do të ishin përpara njeriut dy rrugë, njëra prej të cilave përfundon në një vend i cili është plot anarki, vrasje, dhunime, frikë, uri, ndërsa rruga e dytë përfundon në një vend të begatshëm ku mbizotëron jeta e mirë, respektimi i jetës dhe nderit të njeriut, pra në këtë rast cilën rrugë do ta pasonte njeriu? Padyshim se do ta pasojë rrugën e dytë e cila e çon për në vendin e bekuar dhe nuk ka mundësi që njeriu i mençur ta zgjedh vendin e anarkisë duke u arsyetuar me kader. Pse atëherë kur është çështja e ahiretit e zgjedh rrugën që e çon në zjarr dhe argumentohet me kader?

 

Një shembull tjetër: Shohim se një i sëmurë urdhërohet që t’i pijë barnat dhe i pin duke mos i pëlqyer dhe nga ana tjetër urdhërohet që të mos konsumon një ushqim të caktuar i cili i bën dëm dhe më pastaj e len këtë ushqim duke mos ia dashur epshi që ta len, e gjithë kjo ndodh duke kërkuar shërim dhe ilaç. Pra nuk mund që të ndalet nga pirja e barnave ose të han ushqimin që e ka të ndaluar duke u arsyetuar me kader. Përse atëherë njeriu i len veprat të cilat të cilat All-llahu e ka urdhëruar që t’i bëj e më pastaj arsyetohet dhe argumentohet me kader?

 

Aspekti i gjashtë:

 

Ai i cili nuk i kryen veprat të cilat e ka urdhëruar All-llahu që t’i kryej dhe argumentohet me kader në mëkatet që i bën, nëse për shembull ndonjë person ia mer nderin dhe pasurinë këtij edhe ky i dyti argumentohet dhe thotë: Këtë krim që e kam bërë ndaj teje është me kaderin e All-llahut, pra mos më fajëso mua. Në këtë rast s’do të ishte pranuar arsyetimi i këtij krimineli. Pra si mos pranohet argumentimi dhe arsyetimi me kader që dikush ia ka bërë atij dhe nga ana tjetër e arsyeton veten e tij kur bën krim ndaj All-llahut duke i shkelur kufijtë e Tij?!

Përmendet se në kohën e Omer ibn Hattabit r.a një njeri ka vjedhur aq sa që e ka merituar që t’i pritet dora. Dhe në këtë rast Omeri r.a urdhëron që t’i pritet dora, në ato momente vjedhësi thotë: ”Prit pak o udhëheqësi i besimtarëve, unë kam vjedhur me kaderin e All-llahut” në këtë rast i përgjigjet Omeri r.a dhe i thotë: “Edhe ne me kaderin e All-llahut do ta presim dorën tënde”.

 

 

Marrur nga: “Besimi Islam” – Shejh Muhammed bin Salih El-Uthejmin

Prevedeno: Enis Arifi

srijeda?

srijeda!

srijeda 0 / 5. srijeda: 0

srijeda! srijeda.

pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih - pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih