Preskoči na sadržaj

pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih

Melekët janë krijesa të All-llahut dhe janë robër të All-llahut të cilat i ka krijuar All-llahu prej dritës. Janë të krijuar që të çojnë në vend çdo urdhër të All-llahut. Thotë All-llahu : “Dhe ata që janë tek Ai (All-llahu) nuk bëjnë mendjemadhësi ndaj adhurimit ndaj Tij e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton. Ata e larëtsojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten”. (el Enbija 19-20). Numri i melekëve është i shumtë, numrin e tyre të saktë nuk e din askush pos All-llahut. Ka ardhur në hadith të vërtetë prej Enesit r.a në tregimin e Israsë dhe Mi’raxhit se Pejgamberi a.s është çuar deri në Bejt el Ma’muur lart në qiell ku çdo ditë falen shtatëdhjetë mijë melek dhe kur dalin prej aty nuk

hyjnë përsëri. Besimi ne melekët përfshin katër gjëra.

 

  1. Të besojmë se ata ekzistojnë
  2. Të besojmë se kanë emra, ashtusiç na ka njoftuar All-llahu për emrat e disa melekëve siç është Xhibrili dhe ata për të cilët nuk na ka njoftuar për emrat mjafton vetëm të besojmë se ekzistojnë.
  3. Të besojmë në cilësitë që i kanë melekët dhe për të cilat na ka njoftuar All-llahu , si për shembull të besojmë në atë që na ka përshkruar Pejgamberi a.s i cili e ka parë Xhibrilin me gjashtëqind palë fleta i cili e ka përfshirë të gjithë horizontin. Meleku mund edhe të shndërohet në formë të njeriut me lejen e All-llahut, ashtusiç është shndëruar Xhibrili në njeri kur e dërgoi te Merjemi a.s. Poashtu Xhibrili është shndëruar në njeri kur e ka dërguar All-llahu te Pejgamberi a.s. Muhamedi a.s ka qenë ulur me shokët e tij dhe në ato çaste vjen Xhibrili në formë të njeriut i veshur me të bardha dhe me flokë shumë të zeza në të cilin nuk është parë ndonjë gjurme se sapo ka ardhur prej ndonjë udhëtimi dhe të cilin nuk e njihte askush prej sahabëve. Dhe ulet afër Pejgamberit duke vendosur gjunjët e tij para gjunjëve të Pejgamberit dhe duke vendosur shuplakën e tij në kofshën e Pejgamberit a.s dhe duke e pyetur për Islamin, besimin, ihsanin dhe duke e pyetur për Kijametin dhe për shenjat e Kijametit dhe Pejgamberi a.s i përgjigjet dhe ai shkon, e më pastaj thotë Pejgamberi a.s: ”Ky ishte Xhibrili, ka ardhur tek ju që t’ua mësoj juve fenë”. (Transmeton Muslimi).
  4. Të besojmë në atë që na ka mësuar All-llahu dhe Pejgamberi a.s se prej melekëve ka që kryejnë punë dhe vepra të ndryshme me të cilët i binden urdhërave të All-llahut siç është madhërimi dhe adhurimi i All-llahut natë e ditë pa lodhje. Dhe ka prej melekëve që kanë detyra të veçanta siç është: Xhibrili i cili është bartësi i shpalljes deri te pejgamberët. Mikaili i cili është përgjegjës për shiun dhe bimët. Israfili i cili është përgjegjës për fryerjen në Sur[1] ditën e Kijametit dhe për ringjalljen. Meleku u vdekjes (ملك الموت) i cili është përgjegjës për marjen e shpirtërave. Melekët që janë përgjegjës për fetusin në mitrat dhe të cilët All-llahu i dërgon kur njeriu i mbush katër muaj në mitrën e nënës së tij dhe urdhëron që të shkruaj furnizimin e tij, sa do të jetojë dhe veprat që do t’i bëj dhe se a do të jetë prej të dëshpruarve apo prej të lumturve. Melekët që i ruajnë veprat e birit të Ademit dhe që i shënojnë, ata janë dy melek njëri në anën e djathtë ndërsa tjetri në anën e majtë. Melekët që e pyesin të vdekurin në var për Zotin, Fenë dhe për Pejgamberin.

Dobitë e besimit në melekët

 

  • ·Kuptimi i madhështisë së All-llahut dhe fuqisë së Tij poashtu edhe kuptimi i pushtetit të All-llahut , sepse madhështia e krijesës tregon madhështinë edhe më të madhe të Krijuesit.
  • ·Të falënderojmë All-llahun për kujdesin e Tij ndaj birit të Ademit duke caktuar për secilin njeri, melek të veçantë të cilët e ruajnë njeriun dhe shkruajnë veprat e tij e kështu me radhë.

Thotë All-llahu : “Falënderimi i takon All-llahut, Krijuesit të qiejve dhe të tokës Sajuesit të engjujve me nga dy palë tri palë dhe katër palë krahë. Ai shton në krijesa aq sa don, me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdogjë”. (Fatir 1).

“E sikur të shihje se si melekët ua mernin shpirtërat atyre që nuk besonin, duke i rahur në fytyrat dhe shpinat e tyre”. (el Enfal 50).

“E sikur ti shihje të padrejtët (jobesimtarët) kur janë në agoni të vdekjes dhe melekët duke i shtrirë duart e tyre për t’i rahur. Nxirrne tash veten tuaj, ju sot përjetoni dënimin e turpshëm përshkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun dhe ndaj argumenteve të Tij ishit kryeneç”. (el En’aamë 93)

“…ata do t’i vizitojnë melekët duke hyrë prej secilës derë (dhe u thonë) Selamun alejkum me durimin tuaj e gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend”. (er Ra’d 23-24)

Nga ebu Hurejra r.a se Pejgamberi a.s ka thënë: “Kur All-llahu e don një rob e thëret Xhibrilin dhe i thotë: All-llahu e don filanin pra duaje edhe ti, dhe Xhibrili e don atë, më pastaj thëret Xhibrili në mesin e banorëve të qiellit dhe thotë: All-llahu e don filanin pra duane atë edhe ju. Më pastaj atë e duan edhe banorët e qiellit dhe kështu ai person pranohet në mesin e banorëve të tokës”. (Transmeton Buhari).

 

 

Marrur nga: “Besimi Islam” – Shejh Muhammed bin Salih El-Uthejmin

Prevedeno: Enis Arifi

 

 


[1] Briri në të cilin do të fryhet në ditën e Kijametit (sh.p)

srijeda?

srijeda!

srijeda 0 / 5. srijeda: 0

srijeda! srijeda.

pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih - pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih