Što je namaz? ?
Namazi është shtylla e dytë e Islamit.
– Namazi është obligim për të gjithë muslimanët të cilët kanë mbushur moshën e pubertetit,që janë të aftë mendërisht dhe fizikisht.
– Namazi është një obligim ditor i cili ka kohë të caktuar.
– Namazi është lidhja e robit me Allahun(xh.sh). Kush e braktis namazin e ka shkëputur edhe lidhjen me Allahun(xh.sh).
Kushtet e Namazit :
- Të jesh musliman.
- Të jesh i vetëdijshëm.
- Të kesh mbushur moshën e pjekurisë.
- Të jesh i pastër (me abdes, gusull ose tejmum.)
- Pastërtia e trupit, veshjeve dhe vendit ku do falemi.
- Mbulimi i pjesëve të turpshme të trupit.
- Drejtimi nga Kibla.
- Nijeti, vendosja me zemër e qëllimit për tu falur