Harry Potter u životima djece
pitanje: U posljednje vrijeme svjedoci smo širenja knjige i crtića Harry Potter. I është bë një reklamë e madhe këtij filmi dhe thuajse ka depërtuar në çdo shtëpi. Si t’ia bëjmë?
Odgovor: Allahun e falënderojmë, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin, sall-lallahu alejhi i sel-lem. Si përgjigje kësaj pyetje mund të themi:
Një: filmat vizatimor modern kanë përvjedhur mendjen e të vegjëlve dhe të mëdhenjve, fatkeqësisht. Ato kanë arritur të bëhen edhe filma të vërtetë për shkak të pranimit shumë të ngrohtë nga miliona njerëz. Shumë njerëz janë bërë të varur nga ndodhitë e këtyre filmave dhe personaliteteve që figurojnë në këto filma. Pjesa dërmuese e këtyre filmave në brendësinë e tyre kanë besime që i kundërvihen besimit Islam, i sjellin në dyshim premisat dhe besimet islame, përhapin sjellje të çoroditura, kanë brenda tyre tregime dashurie dhe epshi.
Fatkeqësi e madhe është prania e këtyre filmave vizatimor në shtëpitë e myslimanëve dhe kalimi i një kohës të madhe të fëmijëve të muslimanëve në shikimin e tyre.
Dy: prej tregimeve që kanë bërë fitne të madhe në botë është edhe romani Hari Poter të autores J. Jemam - mala ptica. Rowling (lexo Xhoan Kethlin Rouling), i cili si përmbajtje të veten ka personazhin Hari Poter i lindur nga dy prindër magjistar, të cilët i ka vra një magjistar i keq, mirëpo nuk ka arritur të vret edhe djalin e tyre Hari Poterin, e kur mbushi ky djalosh të njëmbëdhjetat kuptoi se edhe vet është magjistar. Pastaj vazhdon vargu i ndodhive që kanë të bëjnë me magjinë, besëtytnitë dhe imagjinatën. Janë shitur me miliona kopje dhe është përkthyer edhe në mbi gjashtëdhjetë gjuhë të botës. Defektet që i shfaq ky roman dhe janë në kundërshtim me rregullat e fesë Islame janë këto:
– Tregimi ofron shembull për një të ri Hari Poterin, dmth. një magjistar, kurse feja Islame paraqet shembull tjetër, i cili është në kundërshtim të plotë me këtë shembull.
– Ata në mungesë të personaliteteve të dobishme dhe për të mbushur boshllëkun e brendshëm që kanë shpikin heronjë sikur është Supermeni, Betmeni, Herkulesi, për të zbavitur fëmijët dhe për tu ofruar personalitete që ndryshojnë botën dhe shembin kodrat në mënyrë shumë të shpejtë dhe të lehtë. Kjo tregon paaftësinë e tyre për të ofruar shembuj të vërtetë dhe të realët të cilët i tërheqin fëmijët e tyre.
– Ofrohet magjistari si shpëtimtar nga të gjitha vështirësitë e pakalueshme dhe problemet e pazgjidhshme, kurse magjistari për një çast me një fjalë magjike e zgjidh problemin, gjë e cila padyshim krijon te fëmiju defekt të madh në fushën e besimit, sepse vetëm Allahu është Ai që në Dorën e Tij është zgjidhja e të gjitha problemeve dhe kalimi i të gjitha vështirësive.
Allahu, subhanehu ve teala, reći:
( وَإِنْ يَمْسَسْكَ اللَّهُ بِضُرٍّ فَلا كَاشِفَ لَهُ إِلَّا هُوَ وَإِنْ يَمْسَسْكَ بِخَيْرٍ فَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ . وَهُوَ الْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِ وَهُوَ الْحَكِيمُ الْخَبِيرُ ) الأنعام/ 17 ، 18 ,
“Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send. Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet”. (El-Enam: 17-18).
Të gjitha fetë dhe të gjithë pejgamberët kanë treguar pozicionin negativ që kanë magjistarët në shoqëritë në të cilët jetojnë, kjo dëshmohet edhe sot në shumë shoqëri, mirëpo këto tregime krijojnë pasqyrë tjetër për magjistarët, saqë secili të dëshiron të bëhet magjistar!!
– Perëndimi e zhvillon jetën e vet duke patë epiqendër njeriun, përfitimin dhe dobitë e tija, kurse feja Islame na mëson se epiqendra e mendimit të njerëzve duhet të jetë arritja e kënaqësisë së Allahut, respektimi i Allahut është epiqendra e jetës së njeriut. Këtë na e mëson Allahu, Famëmadh, kur thotë:
( قُلْ إِنَّ صَلاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ) الأنعام/ 162 ,
“reći: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve”. (El-Enam: 162).
Tregimi i Hari Poterit na ofron personalitet i cili i bën të gjitha ato mrekulli në bazë të magjisë dhe për tu sjellë njerëzve përfitime, kurse asnjëherë nuk mund të jetë legjitime madje as legale largimi i të keqes me të keqe.
– Tregimi në thelb trishton dhe shkakton llahtari në mendjen e fëmijëve pasiqë paraqet imagjinata djallëzore, qarkullimin e tyre në kanalizime, tualete, vende të ndyta, ITD., gjithmonë sipas romanit, kurse natyra e pastër e njeriut e refuzon një jetë të këtillë dhe i largon fëmijët nga këto pamje trishtuese dhe tmerruese për fëmijët. Kjo mund të kuptohet edhe si një parapërgatitje për të arritur me njerëzit deri te adhurimi i djallit.
– Ky roman e paraqet magjistarin si një njeri i cili mund të ngjallë dhe vdes dikë. Kjo është defekt i qartë në formulimin psikologjik dhe ideologjik të fëmijëve tanë, të cilët i mëson Kurani Fisnik se:
( الَّذي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهْدِين . والَّذِي هُوَ يُطْعِمُني وَيَسْقِين . وَإِذَا مَرِضت فَهُوَ يَشْفِين . والَّذي يُمِيتُني ثُمَّ يُحْيين . والَّذي أَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّين ) الشعراء/ 78 – 82 .
“Bog koji me stvorio, Ai më udhëzon mua. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron, Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall, Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit”. (Ash-Shuara: 78- 82).
– Perëndimi nuk e edukon fëmijën që ta mbush zemrën me dashuri ndaj Allahut dhe dëshirë për ta adhuruar Atë, por kujdeset për ta argëtuar dhe për ta befasuar me gjëra të çuditshme, andaj edhe shohim se ato rriten si materialistë dhe si pragmatist dhe të shkujdesshëm ndaj gjërave shpirtërore, larg prej çështjeve të zemrës dhe të vërtetave të gjithësisë.
Tre: Ligji Islam i ndalon librat e fallit dhe magjisë, kurse ky vendim nuk bën dallim mes leximit dhe shikimit, pasiqë filmi është realizim praktik i asaj që shënohet në libër. Të gjithë dijetarët mysliman u kanë ndaluar muslimanëve leximin e librave që flasin për mënyrën si bëhet magjia dhe mësimin e magjisë, sepse magjia e shpie njeriun në mosbesim.
Si rezyme e tërë kësaj mund të themi se nuk i lejohet myslimanit të blejë romanin Hari Poter e as shikimin e filmit vizatimor me të njëjtin emër, për shkak të ndikimit të madh që mund ta ketë në besimin dhe sjelljen e atij që e shikon këtë film vizatimor apo e lexon atë roman.
Shtojcë: në këtë përgjigje kemi sjellë si shembull filmin vizatimor me emër Hari Poter, mirëpo ka edhe shumë filma tjerë vizatimor që kanë të njëjtat efekte, ndoshta edhe më të rrezikshme për mendjen dhe besimin e fëmiut. Për këtë shkak çdo prindër duhet të jetë shume i kujdesshëm në lidhje me këtë temë dhe duhet të posedojë kulturë të gjerë në këtë drejtim dhe të di se për çka bëhet fjalë në filmat vizatimor të cilat i ofrohen fëmijës tonë nëpër kanalet televizive, satelitor dhe ato kabllovike, madje edhe nëpërmjet dvd-ve.
Mënyrat e luftimit të rrezikut që na kanoset nga filmat e ndryshëm vizatimor
pitanje: kohëve të fundit janë përhapur shumë filma vizatimor, brendia e tyre është e ndryshme, disa prej tyre kanë edhe defekte në fushën e besimit, e të tjerat kane defekte ne fushën e moralit, madje edhe kanë ndikim psikologjik negativ te fëmijët. Cilat mënyra duhet përdorur për të ruajtur fëmijët tanë nga këto filma vizatimor, duke patë parasysh varshmërinë e fëmijëve nga këto filma, dhe cilat janë alternativat e mundshme. Ju lutem më jepni përgjigje?
Odgovor: Allahun e falënderojmë, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin, sall-lallahu alejhi i sel-lem. Si përgjigje kësaj pyetje mund të themi:
Një: S’ka dyshim se filmat vizatimor ndikojnë shumë te fëmijët, ky ndikim vjen e shtohet me zhvillimin e teknologjisë dhe kinematografisë dhe në mungesë të refuzuesit tek fëmijët, siç është pjekuria, logjika e zhvilluar dhe besimi i fuqishëm. Kinematografia ka arritur një nivel shumë të lartë dhe shkakton ngacmim të madh dhe të fuqishëm jo vetëm te fëmijët por edhe tek të mëdhenjtë. Nëse i pyesim ata që i kanë përcjellë këto filma vizatimor në kohën e fëmijërisë do ti tregojnë të gjitha ato tregime me detalet e tyre.
Një studim të cilën e ka bërë një studiuese myslimane në vitin 2006 mbi ndikimin e filmave të vizatuar tek fëmijët mes tjerave i tregon këto të vërteta:
Filmat vizatimor të prodhuara nga jomyslimanët ndikojnë negativisht në besimin e fëmijëve mysliman, për shkak se posedojnë ide të devijuara të cilat e luhatin besimin e fëmijëve, andaj duhet bashkuar forcat për përmirësimin e kanaleve televizive dhe satelitore për të ruajtur fëmijët tanë.
Sipas studimit meshkujt e moshës tre vjeçare dhe vajzat e moshës pesë vjeçare kanë varshmëri të lartë nga televizori dhe kjo moshë është mosha më e rrezikuar nga mediat dhe ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës, ndërtimin e mendimeve dhe besimit të tij.
Ky studim konstaton se një përqindje e lartë e nënave nuk janë të vetëdijshme për rolin e filmave vizatimor në mbjelljen e besimit të shëndoshë apo të gabuar, saqë 75 % e tyre nuk kanë besuar se filmat vizatimor ndikojnë në formulimin e besimit tek fëmija. Kjo tregon nevojën e madhe që kemi për të rindërtuar atë që shikon fëmija jonë në ekranet televizive, pasiqë roli i filmave vizatimor është shumë i madh në ndërtimin e imagjinatës së fëmijës, gjë e cila prodhon bindjet e tija, të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për psikologjinë e fëmijës.
Dy: Ata që kanë në dorë menaxhimin e medieve duhet të kenë frikë Allahun dhe të kontribuojnë me këtë mjet për komunikim masiv për të mbjellë besim të shëndoshë dhe vlera morale tek fëmijët tanë, e jo të bëhen kontribues për shkatërrim të shoqërive, përhapjen e imoralitetit, nasilje, abuzimit, ITD.. Ata nuk u mjaftuan me llojlloj serialesh dhe gjërash që i prishin të rriturit por kontribuan për prishjen edhe të fëmijëve.
Tre: myslimanët, ata që posedojnë media, ata që posedojnë studio, hoxhallarët, intelektualët, shkrimtarët, të gjithë këta duhet të kontribuojnë për të ofruar alternativa për fëmijët mysliman, që të mos kenë nevojë për këto filma vizatimor të rrezikshëm. Alternativa është e llojllojshme, prej tyre mund të jenë:
– Prodhimi i filmave vizatimor me domethënie islame ose përkthimi dhe dublimi i filmave të ndryshëm vizatimor që kanë porosi dhe mesazhe të mira dhe në përputhje me mësimet islame.
Në lidhje me këtë kanë pyetur shejh Ibën Uthejminin: “Kohëve të fundit janë shfaqur disa filma vizatimor që i quajnë islame, kakav je “Çlirimi i Konstantinopolit”, “Udhëtimi i paqës”, “Djaloshi besimtar”, i cili përmendet në kapitullin El-Buruxh, apo në hadithin të cilin e përcjell Imam Muslimi në Sahihun e tij. Këto filma vizatimor i llogarisin si alternativë të filmave vizatimor me ndikim negativ. Hoxhë i nderuar, cili është vendimi për këto filma vizatimor?
ali znam tko je Ona: Unë mendoj se këto filma vizatimor nuk kanë ndonjë të keqe, sepse realisht, sikurse edhe e paraqite në pyetjen tënde, ato i mbrojnë fëmijët nga gjërat e ndaluara, andaj më së paku që mund të themi, nëse e marrim mendimin e ashpër, se kjo është më lehtë se filmat vizatimor tjerë, ato, që sikur kemi dëgjuar, fusin dyshime mbi besimin, personifikojnë Zotin, Zoti na ruajt, e gjëra tjera të ngjashme…sidoqoftë mendoj se nuk ka ndonjë të keqe në to…”. (Shiko: “Likaul-Babil-Meftuhi”, 127, pyetja nr. 10).
– Përzgjedhja e disa programeve kulturore dhe edukative, të cilat grumbullojnë gjërat e këndshme argëtuese dhe arsimimin. Këso programesh ka shumë. Programe që flasin për botën e oqeaneve, për botën e kafshëve, ITD..
– Angazhimi i fëmijëve me programe shëndetësore të dobishme, sikurse është sporti, noti dhe lojërat tjera të lejuara. Angazhime që rrumbullojnë në vete edhe dëfrimin edhe përfitimin.
– Përcjellja e disa vebfaqeve të dobishme ku ka seksione që kujdesen për fëmijët, ku paraqiten flashe të dobishme, lojëra argëtuese, filma vizatimor në bazë të rrëfimeve të pejgamberëve, betejat islame, ITD..
Duhet patë kujdes dhe nuk duhet të sillemi me fëmijët sikurse sillemi me të mëdhenjtë. Ne duhet tu mundësojmë fëmijëve që të ngopin kureshtjen e tyre, të lozin, të dëfrehen, mirëpo jo ti lëmë ata tërësisht pa kontroll, e të bien në kundërshtime fetare. Ne duhet kontrolluar fëmijët që mos të na shndërrohen në njerëz të prishur dhe prishës të tjerëve, andaj të gjithë ne duhet të mobilizohemi dhe të bashkëpunojmë me njëri tjetrin që tu ofrojmë fëmijëve materiale sa ma të mira dhe tërheqëse.
Në lidhje me prodhimin e materialeve islame për fëmijë studimi në fjalë, i dha edhe disa sqarime në këtë drejtim, aty i gjejmë edhe këto sugjerime: prodhuesit e programeve për fëmijë duhet të ikin nga pamjet që shkaktojnë frikë dhe trishtim te fëmija, sepse është në një moshë ku psikologjikisht është i përgatitur të bie nën ndikimin e këtyre gjërave, pasiqë fëmija prej moshës dy vjeçare e deri në moshën pesë vjeçare frikohet nga vetmia, nga zjari, nga kafshët, nga gjërat imagjinuese, siç është lugati, djalli, dragoi etj. Pamja e këtyre sekuencave nga fëmijët shkakton humbje të baraspeshës psikologjike tek ata.
Këto programe, sipas studimit, duhet të kujdesen edhe për mbjelljen e vlerave dhe mos të jep doza të mëdha të qarjes, sepse në këtë formë ndihmojmë në ndërtimin e personalitetit të dobët, i cili nuk mund të bartë vështirësitë. Këto vlera duhet mbjellë në korniza argëtuese dhe ide optimiste dhe të lumtura.
Media për fëmijë është shkencë dhe art e nuk është hobi, andaj duhet të kujdesemi për këtë tërësi shkencore, zanatore dhe artistike dhe nuk duhet ta teprojmë në përdorimin e imagjinatës sepse është një çështje shumë e rrezikshme për mendjen e fëmijës.
Katër: Veprimet që duhet t’i ndërmarrin prindërit për të ruajtur fëmijët nga këto sulme janë këto:
1- Mësoja fëmijës Kuranin dhe shfrytëzoje moshën fëminore për të nxënë përmendsh sa ma shumë nga Kurani.
2- Edukoje që ta do Pejgamberin, sall-lallahu alejhi i sel-lem, shokët e tij fisnik, duke lexuar biografinë e tyre në forma të përshtatshme për moshën e tyre.
3- Mësoja disa gjëra nga besimi i pastër Islam në formë të thjeshtë dhe të lehtë, aq sa mund ta kupton mendja e fëmijës, sikurse është fakti se Allahu është Një, se Atë duhet ta duam, prej Tij duhet të shpresojmë, Atij duhet ti frikohemi, Ai është Krijuesi, Furnizuesi, ITD..
4- Ti edukojmë të mohojnë të keqen, ta urrejnë atë, sikurse është gënjeshtra, vjedhja, spiunimi, etj dhe ta duan të mirën dhe ta përhapin atë.
Pra, këto do të kishin qenë disa veprime që duhet ti ketë parasysh secili prind që dëshiron të mbrojë fëmijën e vet nga rënia nën ndikim dhe varshmëri të filmave vizatimor apo programeve tjera për fëmijë të cilët do të kenë ndikim negativ në edukimin e tyre.
Para se gjithash duhet theksuar brengën të cilën duhet ta ketë çdo prind për edukim sa ma të mirë të fëmijës së vet, zjarrin të cilin duhet ta ketë në zemër dhe i cili nuk do ta lë rehat aspak, derisa të arrijë sukses në edukimin e fëmijëve të vet.
PRIPREMLJEN: Bekir Halimi