Preskoči na sadržaj

Ligjerimi i fundit i Muhammedit s.a.v.s.

Hutbeja e lamtumirës

O ljudi, dëgjoni se ç’do t’ju them, se nuk e di a do t’ju takoj më në këtë vend pas këtij viti!

O ljudi, frikësohuni Zotit dhe respektojeni atë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të All-llahut. Vërtet gjaku juaj, nderi juaj dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin e juaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.

Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e perso­nalitetit dhe të dinjitetit njerëzor.

Njeriu është vepër madhështore e All-llahut dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut.

O ljudi, ju pashmangshëm dhe pakthyer do t’i ktheheni All-llahut të Amshueshëm dhe Ai do t’ju thërret në përgjigjësi për veprat dhe punën e juaj.

O besimdrejtë, dijeni se ka përfunduar koha e mosdijes dhe e traditave të këqija, të cilat i kanë sjellë aq fatkeqësi gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit, të cilës duhet hecur.

Sendet që u janë dhënë në amanet ruani si të juajat dhe kthejani ato besnikërisht dhe me kohë atij që i përkasin.

Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla, të cilat rrjedhin nga koha e injorancës, anu­lohen. Akuza e parë e cila anulohet është gjakmarrja e ungjit tim Ibn Abdul-mutalibit, të cilin të pafa­jshëm e vranë njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjak­marrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.

Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhë­nësi nga huamarrësi duhet të marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.

O besimdrejtë, faljani kamatat borxhlinjve! Dëgjojeni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregëti dhe punë të ndershme. Nëse këtë nuk e bëni, dijeni se e keni zemëruar rëndë All-llahun dhe të Dërgu­arin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, vazhdojani afatin e pagimit, DOK, nëse jeni në gjendje që t’ia falni borxhin, atëherë kjo është edhe më e mirë për ju.

O besimdrejtë! O ljudi! Frikësohuni Ditës, e cila vërtet do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All-llahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem, (ditën) në të cilën ju pret drejtësia absolute!

Kur të obligoheni se do ta paguani borxhin, pagojeni me kohë, dhe kur ta bëni marrëveshjen bëjeni atë me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksojeni afatin e pagesës

O ju që do të vdisni! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e materies dhe asaj që është shpirtërore, i Cili krijoi mashkullin dhe femrën, prej të cilëve u zhvillua e tërë gjinia njerëzore!

Frikësohuni All-llahut, nën ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi udhëzuar! Ne jemi të vdekshëm dhe çdo moment jemi sa më afër vdekjes dhe takimit me Të, me All-llahun e Amshueshëm, Gjykatësin e Drejtë.

Respektojeni farefisninë. Besnikërisht përmbushni detyrat dhe obligimet, të cilat ekzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas si dhe ndërmjet prindërve dhe fëmijëve!

Xhenneti është nën këmbët e nënës.

Ruajuni nga prostitucioni, tradhëtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkat i rëndë, ndërsa xhelozia shpie kah përçarja në martesë.

Martohuni me ato, të cilat i doni, e kur Zoti me vullnetin e vet do t’ju bashkojë, atëherë respektohuni, duajuni dhe jetoni në dashuri dhe harmoni.

O bashkëshortë, silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri!

O besimdrejtë, largohuni ngatërresave dhe përgojimit!

Le të jenë të mallkuar në të dy botërat ata që u bëjnë shpifje grave të ndershme! Ata që i akuzojnë gratë e ndershme për tradhëti në martesë ose për amoral, e për këtë nuk munden t’i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje (shkopinj) dhe më asnjëherë mos u besoni, sepse janë të poshtër dhe të këqij!

Nëse ndjeni se ndaj grave të juaja ju është dobësuar dashuria, mos nxitoni (në shkurorëzim), por mendoni mirë, sepse All-llahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugët e fatit të ri dhe të madh, me të cilin dëshiron t’ju përgëzojë. Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, sepse prej të gjitha gjërave që All-llahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin. Gratë e juaja u janë dorëzuar në besë të Zotit, pra respektojeni o besimdrejtë, atë amanet të Zotit!

O ljudi, sot Djalli i mallkuar është i dëshpruar, sepse ka pësuar humbje dhe nuk mundet më të ndikojë në ju. susjedna država Kuvajt učinila je suprotno, gjithnjë bëhuni të kujdesshëm që ai i mallkuar të mos ju lajthitë as në gjërat më të vogla!

O besimdrejtë, kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet vetes trashëgiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbahuni Librit të Zotit. Ruajeni pasurinë e të miturve, të paaftëve dhe të marrëve.

Zoti çdonjërit ia ka dhënë të drejtën e vet, andaj nuk ka nevojë t’u lihet trashëgimtarëve testament, ndërsa si testament nuk mund të lihet një e treta e pasurisë.

Fëmija i takon atij, në shtratin e të cilit është lindur.

Kush pohon se i takon tjetërkujt përveç prindit, atë do ta zë mallkimi i Zotit.

Nuk i lejohet gruas të jep diçka nga pasuria e burrit të vet pa lejen e tij.

Borxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet kthyer me dhuratë. Kush hyn dorëzan për dikë, obligohet me përgjegjësi për dorëzani.

Me robërit dhe shërbetorët silluni njerëzisht. Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni vetë. Nuk guxoni t’u bëni keq e as t’i keqpërdorni. Edhe ata janë njerëz, edhe ata janë shërbetorë të Zotit.

O besimdrejtë, dijeni dhe mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Arabi ndaj joarabit nuk ka kurrfarë përparësie, e kjo vlen edhe për të ziun ndaj të kuqit dhe për të kuqin ndaj të ziut, përveç në devotshmëri. Të gjithë ju jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi e ka prejardhjen nga dheu.

O muslimanë, kujdesuni, duajuni dhe ndihmohuni mes veti! Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t’i grabitni diçka njëri-tjetrit. Ky është mëkat i rëndë. Merreni vetëm atë që ju jepet me dëshirë! Respektojeni pacenu-eshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit.

Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jetë mbi ju dhe mbi interesin tuaj! Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islam jepni prej vetes gjithçka që mundeni.

Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt! Mos i bëni dhunë vetes! Mos harroni se mëshira është një ndër bazat e Islamit.

O ljudi, dëgjoni se ç’po ju them dhe mbajeni mend mirë! Po ju lë Librin e Zotit-Kur’anin, të cilit nëse i përmbaheni, gjithnjë do t’ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe së Vërtetës. Kur’ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e All-llahut dhe fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka dyshim.

Para vehtes e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar jam përpjekur të jetë në përputhshmëri të plotë me urdhërat e All-llahut.

Ju vërtet nuk do të lajthitni, përderisa i përmbaheni Kur’anit (Librit të Zotit) dhe Sunnetit (traditës sime).

O ljudi, pas meje nuk do të vijë më Lajmëtar tjetër nga Zoti dhe pas jush populli nuk do të ketë më Pejgamber! Pra, bëni ibadet (besoni dhe adhuroni) Zotin; falni pesë namazet në kohë; agjëroni muajin e Ramadanit; jepeni zekatin me plot zemër e të kënaqur dhe kryeni haxhxhin, si dhe zbatoni urdhërat e sundimta-rëve tuaj! Ashtu do të hyni në Xhennetin e Zotit tuaj![1]

O besimdrejtë, flitni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë të mos ju largojë nga rruga e drejtë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni All-llahut, se Ai i sheh veprimet tuaja!

O ljudi, e dëgjuat porosinë time, pra futeni atë në zemrën tuaj dhe (praktikoheni) në jetën tuaj!

Të gjithë ata që i dëgjuan fjalët e mia le t’ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, se ndodh që ata (të tjerët) i kuptojnë më mirë.

O Zoti im, a e përmbusha detyrën dhe misionin e besuar?

Rreth njëqind e dyzet mijë haxhilerë brohoritën njëzëri:

O i Dërguar i Zotit, ti e përmbushe misionin tënd besnikërisht, dhe na e komuni-kove atë që të urdhëroi Zoti

Atëherë Muhammedi u tha: O Zot, dëshmo! O Zot, dëshmo! O Zot, dëshmo!

Atë ditë atij iu shpall ajeti nga Zoti i Lartëmadhëruar:

Sot juve ua kam përsosur fenë tuaj, plotësova dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj.” (Maide-3)

srijeda?

srijeda!

srijeda 0 / 5. srijeda: 0

srijeda! srijeda.

pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih - pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih