Bogami te nisam prevario!
Një burrë hyn në një dyqan ushqimesh dhe pyet për çmimin e kiles së mollëve dhe bananeve.
Shitësi i thotë:
~ Banania është 300 lek dhe molla është 150 lek…
Në atë moment hyn një grua e cila ishte nga e njëjta lagje me shitësin dhe ajo pyet çmimin e mollëve dhe bananeve.
Shitësi ithotë:
~ Banania është 150 lek dhe molla është 50 lek …
Gruaja thotë “Elhamdulillah”. dhe merr nga një kilogram fruta …
Duke parë me habi se çfarë po bën shitësi, burri zemërohet dhe tenton të debatojë me shitësin. Shitësi e kupton situatën dhe i thotë burrit që të ketë durim me anë të shenjave dhe të presë derisa gruaja të dalë nga dyqani…
Shitësi i jep frutat gruas dhe gruaja thotë me gëzim:
~ Falë Zotit fëmijët e mi do të hanë fruta.
Pastaj ai u largua dhe shkoi në shtëpi …
Të dy panë se si gruaja falënderoi Zotin …
Pastaj shitësi kthehet nga burri dhe i thotë:
~ Pasha Zotin nuk ju mashtrova por ju thashë çmimin e vërtetë të frutave. Kjo grua ka katër jetimë, ajo nuk merr ndihmë nga askush, dhe përpiqet të sigurojë jetesën me pak të ardhura. Sa herë që i thoja: “Ju mund të merrni gjithçka që dëshironi falas në dyqanin tim” ajo me kokën ulur u largonte nga dyqani pa marrë asgjë dhe nuk vinte më. Prandaj dhe unë fillova t’i jap çmime të lira për ta ndihmuar dhe për të bërë sado pak vepra të mira për shpirtin tim.
Unë kam bërë një marrëveshje me Zotin dhe dua të fitoj kënaqësinë e Tij … Kjo grua që ishte këtu vjen një herë në javë dhe blen ushqimet më aq sa ka mundësi. Betohem në Zotin që na ka dhënë çdo të mirë se sa herë që ajo grua blen diçka tek unë, atë ditë fitoj më shumë se çdo ditë tjetër. Se nga vjen fitimi i asaj dite as unë nuk e kuptoj por më të vërtetë atë ditë unë dal shumë i kënaqur si materialisht ashtu dhe shpirtërisht.
Ardit Hoxhllaku