Preskoči na sadržaj

STVARNOST HAVARIXA

Havarixhët janë më të rrezikshëm për Ummetin sesa mosbesimtarët, në aspekt të çregullimit jo në atë të devijimit. Sa herë që paraqiten në ndonjë kohë, i llogarisin besimtarët si kafira, andaj i luftojnë ata, sepse lufta ndaj atij që del prej feje është më primare se lufta ndaj atij që është fillimisht mosbesimtar.

Ai që i lufton muxhahidët në Sham dhe i llogarit mosbesimtarë, ai nuk do ta respekton shenjtërinë e muslimanëve tjerë, për këtë sot Xhihadi luftohet nga ata që nuk e dëshirojnë aspak, por edhe nga ata që e dëshirojnë por e keqpraktikojnë.

Cilësimi më preciz i havarixhëve, për të cilin dëshmojnë argumentet është tekfiri[1] i muslimanëve për diçka që nuk të nxjerr nga feja, pastaj bërja hallall gjakun e tyre[2]. Në kohën e ibn Abbasit (radijallahu anhuma) ata (havarixhët) i luftonin mosbesimtarët dhe praktikonin kodin penal islam, megjithatë i quante havarixh.

Ndërlidhja e Pejgamberit (salAllahu alejhi ue sel-lem) të havarixhëve me Dexhalin, është për shkak se ajo që i shtyen të veprojnë janë emocionet, jo argumentet, për këtë transmetohet: “Sa herë që del prej tyre një grup do të shkatërrohet[3], derisa të shfaqet Dexhali në pjesën e mbetur të tyre.”[4]

Ekstremizmi është prej shkaqeve të gënjeshtrës ndaj Allahut, sepse ekstremisti kur është i pamundshëm që të argumentohet ose të interpreton (siç duhet), gënjen ndaj Allahut me qëllim të kënaqjes së epshit të tij. “Mos teproni në fenë tuaj dhe për Allahun flitni vetë, të vërtetëm.”[5]

Havarixhët janë prej më të sinqertëve në devijimin e tyre, ndodh që dikush t’ua tejkalon në devijim, mirëpo askush nuk ua tejkalon në sinqeritet në devijim.

Nuk dij ndonjë grup (sekt) të cilët e kanë formë adhurimi vrasjen e fëmijve të kundërshtarëve të tyre, siç e bëjnë këtë rafidat dhe havarixhët, sepse ata besojnë se ata (fëmijtë) e kanë dispozitën e prindërve të tyre, ngase armiku nuk pjell vetëmse armik.

Ndodh që të ngritet shtet i murxhijve[6], por nuk ka gjasa të ngritet shtet i havarixhëve, sepse Allahu e bën që këta shtete të ngriten mbi drejtësi, jo mbi padrejtësi. Shumica e padrejtësisë së murxhijve është në aspekt fetar, ndërsa padrejtësia e havarixhëve është në aspekt fetar dhe material.

 

AbdulAziz et-Tarifi

Prevedeno: Ali Ashani

 

Për informata më të hollësishme rreth havarixhve klikoni këtu.

[1] Tekfir: Llogaritja apo cilësimi i ndonjë individi a grupi se është kafir (mosbesimtar). Sh.p

[2] D.m.th. bëjra legjitime luftën ndaj tyre, gjegjësisht derdhjen e gjakut të tyre. Sh.p

[3] Ose e ka kuptimin: Meriton të shkatërrohet ose luftohet, Es-Sindi. Sh.p

[4] Ibn Madže (174)

[5] in-nisa, 171

[6] Më gjerësisht rreth këtij sekti të devijuar klikoni këtu.

srijeda?

srijeda!

srijeda 0 / 5. srijeda: 0

srijeda! srijeda.

pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih - pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih