Preskoči na sadržaj

JEZIDSKA SEKTA

Sekti Jezidi është ideologji devijante e cila zanafillën e saj e ka në historinë e hershme dhe është kombinim i besimeve sufiste, rafidije, zoroastriane. Ata besojnë në Zot i cili botën e ka lënë në përkujdesje të shtatë krijesave në krye të cilëve është “Meleku Fazan”. Disa thonë se emri Jezidi është prej shenjtërimit që ata ia bënë Jezidit birit të Muaviut, mirëpo mendimi i saktë është se emërtimi i tyre si “Jezidij” kthehet te fjala persiane “Ezid” dhe “Jezdan” që don të thotë Zot apo Perëndi.

Ata më së shumti janë të përhapur në Irakun verior, Siri dhe rajonin e Kurdistanit, numri i tyre në botë është gjysëm million. Shumica e tyre janë me kombësi kurde dhe arabe.

Meleku Fazan tek Jezidijtë është Iblisi (Shejtani) dhe është fakt se ata e llogaritin Iblisin të shenjtë dhe e quajnë atë si monoteist të parë dhe për këtë shkak e quajnë Meleku Fazan. Ky është edhe shkaku që muslimanët dhe krishterët i quajnë Jezidijtë si adhurues të Shejtanit.

Parashtrohet pyetja: Pse ata e madhërojnë dhe e shenjtërojnë Shejtanin (Iblisin)?

Ata e llogaritin Iblisin e mallkuar si të shenjtë për këta shkaqe:

  • Iblisi sipas tyre është monoteisti i parë (besimtari në një Zot), sepse ai nuk e ka harruar porosinë e Allahut kur Allahu i ka urdhëruar që të mos i bëhët sexhde tjetërkujt pos Allahut, ndërsa melekët tjerë e kanë harruar këtë porosi. Ata thonë se kjo sexhde që Allahu i ka urdhëruar melekët t’ia bëjnë Ademit, ka qenë vetëm sprovë dhe si rezultat i kësaj sprove kinse Allahu e ka shpërblyer dhe e ka bërë “Fazan të melekëve” dhe kryetar të tyre!!!
  • Ata poashtu e madhërojnë Iblisin prej frikës nga vet ai duke besuar se Iblisi është tepër i fuqishëm deri në atë masë, saqë e ka kundërshtuar Allahun dhe urdhërin e Tij.
  • E shenjtërojnë Iblisin duke u mahnitur me “trimërinë” dhe rebelimin e tij!
  • Ata thonë se Iblisi (Shejtani) nuk është përzënë nga Xheneti, por ka zbritur në tokë për t’i mbrojtur Jezidijtë.

Prej besimeve të Jezidijve veçojmë:

1- Ata marrin skulptura-idhuj prej bakri në formë të fazanit ose të gjelit dhe ky sipas tyre simbolizon Iblisin-Fazanin e melekëve. Me këtë idhull shkojnë prej vendi në vend për të mbledhur pasuri.

2- Lugina “Laalish” në Irak (afër Mosulit) është vend i shenjtë tek ata.

3- Ata kanë libër që e llogaritin të shenjtë me emrin “Libri i Zi” në të cilin gjenden mësimet dhe besimet e Jezidijve. Dhe e kanë një libër me emrin “el Xhelua” i cili përmban cilësitë e Zotit.

4- Agjërojnë tri ditë gjatë vitit në një muaj të caktuar.

5- Haxhin e kryejnë në vendin “Laalish” në Irakun verior.

6- Namaz falin dy herë në ditë, një herë gjatë lindjes dhe njëherë gjatë perëndimit të diellit. Gjatë namazit kthehen në drejtim të luginës Laalish dhe e kthejnë fytyrën në drejtim të diellit.

7- Festat fetare të tyre ngjajnë si festivale muzikore me vallëzime dhe me haje dhe pije.

8- Ata besojnë se ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ademit dhe jo edhe Havës. I biri i Ademit është martuar me një hyri dhe prej asaj kanë lindur dhe janë shtuar Jezidijtë.

9- Rringjallja pas vdekjes sipas tyre do të jetë në Malin Sinxhar në Irak.

10- E lejojnë martesën deri me gjashtë gra.

11- Martesa tek ata bëhet në atë mënyrë që dhëndri e kidnapon nusen dhe më pastaj shkon tek familja e nuses për t’u pajtuar.

12- E ndalojnë veshjen e teshave të kaltërta, sepse e kaltërta është ngjyra më e theksuar e fazanit.

13- E ndalojnë prerjen e mustaqeve, bile preferojnë që mustaqet t’i lidhin bishtaleca.

14- E ndalojnë ngrënien e lakrës, groshës, poashtu ndalojnë ngrënien e mishit të gjelit, fazanit, pulës, peshkut, sorkadhes dhe mishin e derrit.

15- Nëse dikush vizaton rreth në tokë përreth një Jezidiu, ai Jezidij s’do të del nga ai rreth derisa ta fshij një pjesë të rrethit, duke besuar se Shejtani e ka urdhëruar atë person që ta bëj atë rreth.

16- E ndalojnë shkrimin dhe leximin, sepse ata bazohen në diturinë që transmetohet brez pas brezi dhe kjo është shkak se ata janë të prapambetur, analfabetë dhe injorantë.

17- Besojnë në reinkarnimin e shpirtërave.

18- Zjarri, toka, uji dhe ajri janë simbole të shenjta për Jezidijtë.

Si rrumbullaksim mund të themi se kjo fe e kotë nuk është vetëmse humbje e dunjasë dhe ahiretit dhe me të vërtetë pasuesit e kësaj feje janë adhurues të Shejtanit dhe janë aq mohues mendjemëdhej saqë kanë jetuar në mesin e muslimanëve me shekuj dhe kanë refuzuar që ta pranojnë Islamin.

PRIPREMLJEN: Enis Arifi

srijeda?

srijeda!

srijeda 0 / 5. srijeda: 0

srijeda! srijeda.

pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih - pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih