SIKURSE PRINDËRIT, ASHTU EDHE FËMIJËT
Gjendja e përgjithshme e umetit musliman në ditët e sodit rrënjos negativitet tek fëmijët tonë, të cilët pothuajse nuk dëgjojnë asgjë nga prindërit e tyre, përveç ankesave për gjendjen e pakënaqshme të muslimanëve. Kjo mbjell tek fëmija mendimin se e gjithë mirësia është duke u zbehur. Implementojmë tek gjeneratat e ardhshme në mënyrë indirekte të jemi ankues të përkryer dhe shkatërrues të motivimeve të tyre.
Prind/person pozitiv është ai që gëzon qetësi, maturi, vetëbesim dhe dëgjueshmëri në pranimin e ideve të reja nga fëmijët, për tu përfshirë në dialog me ata, për ti përkrahur ëndrrat e tyre.
Mentaliteti dhe ndjenjat e fëmijës përcaktohen në përputhje me tendencat pozitive ose negative të familjes së tij dhe pikëpamjen e tij për jetën. Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë konfirmojmë se edukimi është një proces serioz.
Ibrahimi ishte njeri pozitiv dhe mbjelli tek djali i tij pozitivitet, edhepse ai vet u përball me idhujtarinë e babait dhe me tiraninë e popullit të tij.
Ai u tha atyre:
“O babai im, ne obožavaj vraga, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.” (Merjem 42)
Kur njerëzit e tij u përpoqën ta digjnin, ai ishte i palëkundur, i guximshëm dhe pozitiv, kështu që Allahu i Madhëruar e shpëtoi nga zjarri.
Ky baba ishte pozitiv kur Allahu i Madhëruar e urdhëroi atë që të ndërtojë Qaben. Ai shkoi për ta zbatuar urdhërin dhe i kërkoi djalit të tij që ta ndihmojë, dhe sigurisht që fëmija e dëgjoi dhe filloi ta ndihmojë babanë e tij. Kjo është arsyeja pse Allahu e përshkruajti këtë djalë me tipare të natyrës së qetë.
Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik, pejgamber. Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zekat, dhe ishte i kënaqur te Zoti i tij. (Merjem 54,55)
Paraardhësit tanë të drejtë paraqitën shembujt më të mirë të pozitivitetit, siç tregohet në situatën vijuese:
Mu’avijeh ibn Kurrah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij): ”Unë po ecja me Ma’kil ibn Jasir dhe kaluam pranë një objekti të dëmshëm në rrugë dhe ai e largoji. Kasnije, ne kaluam pranë një objekti të ngjashëm të dëmshëm dhe e largova unë nga rruga.
Ai më kapi për dore dhe më tha : ”O nip, pse veprove kështu?
Unë i thash : ”Të pashë që ti veprove kështu, andaj të imitova.”
(Et Taberani, Hadith Hasen)
Personaliteti i fëmijës bazohet në modelin e rolit prindëror.
Prind i nderuar në të vërtetë kur fëmija sheh mrolje, shprehje ankuese dhe negative ai do t’i fitoj këto cilësi, sepse fëmijët imitojnë ata njerëz që i rrethojnë.
Fëmijët mësojnë përmes imitimit, pasi aftësia e tyre për të vëzhguar dhe imituar gjatë fazës së rritjes është e mahnitshme.
Fëmijët mësojnë të folurit gjatë imitimit, dëgjimit dhe vëzhgimi.
Ata gjithashtu fitojnë prirjet e tyre në jetë dhe mësojnë vlerat dhe të drejtën e zgjedhjes. STOGA, ne si prindër (edukator të parë të tyre) duhet të jemi kujdesshëm në lidhje me veprimet dhe fjalët tona, sepse ne jemi model për fëmijët tonë.
Le të japim një shembull:
Ju hyni me fëmijët tuaj në një vend publik, dhe personi që është ulur pranë jush ndez një cigare dhe tymi i saj fillon të ju bezdis juve. Nëse jeni një prind i pavëmendshëm dhe negativ, do të heshtni. Në këtë moment, fëmija juaj do të regjistroj këtë ngjarje dhe do i gdhendet në kokë indiferenca juaj.
Nga ana tjetër nëse i kërkoni duhanpirësit të ndalon në mënyre që të mos ju dëmtojë juve edhe fëmijët, ata do të mësojnë këtë sjellje pozitive dhe do ta adoptojnë atë.
Imam Gazaliu ka thënë :
“Fëmija është një amanet në duart e prindërve të tij dhe zemra e tij e pastër është një gur i çmuar pa njolla, pa asnjë gdhendje ose forme, kërkohet ta gdhendeni dhe formoni në çdo drejtim. Nëse trajnohet dhe mësohet të jetë i mirë, do të ngrihet mbi këtë. Një fëmijë i tillë do të jetë i lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe prindërit, mësuesit dhe edukatorët e tij të gjithë do të marrin pjesë në shpërblimin e tij”.
Fëmijët janë amanet në duart tona, pra le të kujdesemi për edukimin e tyre, duke ua mësuar tyre cdo të mirë dhe duke i larguar nga cdo e keqe dhe dëm që rrezikon mirëqenien e tyre në këtë botë dhe nga gjërat që e cënojnë fenë e tyre.
Prevedeno: Gulfam - lice-ružičasto. Mustafi