Shoqata ndihmoni te Varferit

Hurmashica

Është një ëmbëlsirë fantastike që të rrëmben shijen që në momentin e parë sapo e provon.

Përbërësit

  • 400 gr miell
  • 2 vezë
  • 2 filxhanë kafeje vaj ulliri ose misri
  • 1 filxhan çaji me qumësht ose kos
  • 2 gota sheqer
  • 1 pako me pluhur pjekje (e gjeni në supermarket)

Për sherbetin

  • 700 gr sheqer
  • 1 litër ujë
  • Një kokërr limoni

Përgatitja e Sherbetit

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të përgatisni sherbetin.

Hidhni në një tenxhere sheqerin dhe ujin dhe vendoseni në zjarr që të ziejë. Kur të ketë nisur vlimin shtoni në të limonin e grirë në thela shumë të vogla ose fetëza të imëta.

Pasi masa të marrë formën e shurupin hiqeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet.

Përgatitja e Biskotave

Në një tas të thellë rrihni si fillim vezët dhe sheqerin, më pas shtoni vajin e ullirit ose të misrit dhe vijoni të rrihni masën derisa të bëhet e njëtrajtshme dhe kremoze.

Shtoni në të qumështin dhe në fund miellin dhe pluhurin e pjekjes.

Brumi punohet derisa të bëhet homogjen dhe të mos ngjitet në duar.

Brumin ta ndani në toptha shumë të vegjël, jo më të mëdhenj se një kokërr are.

Topthave u jepet forma e rrumbullakët apo ovale shtrihen me anë të një petësi u krijohen disa vrima në sipërfaqe më anë të një piruni dhe vendosen në tepsi të lyer me pak vaj.

Futen në furrë të parangrohur me 200 gradë dhe lihen të piqen derisa sipërfaqja e tyre të bëhet e kuqërremtë.

Ndërkohë, në momentin që fiksni sobën, biskotave ashtu siç janë të nxehta hidhuni gjysmën e sherbetit dhe 15 minuta më vonë hidhuni pjesën tjetër të sherbetit.

Hurmashicat shërbehen të ftoha dhe shoqërohen në mënyrë fantastike me arra ose bajame të thërrmuara sipër por edhe me akullore gjithashtu.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE