I pasuri dhe dy rekate namaz
Një i pasur rrëfen një ngjarje të veçantë në jetën e tij.
– Një natë isha i stresuar, andaj vendosa të dal jashtë shtëpisë, në shëtitje. Duke ecur në një lagje, pashë një xhami të hapur dhe vendosa të hyj e t’i fali dy regate namaz? Kur hyra pash një njeri të kthyer kah kibla, i cili kishte ngritur duart dhe lutej. Nga forma se si lutej, kuptova se kishte një hall. Prita derisa kreu lutjen, e më pas i thashë:
– Të pashë duke u lutur, prandaj mendoj se ke ndonjë hall?
– Po, kam një borxh që më ka lodhur dhe më mbanë të stresuar – më tha ai.
– Sa është ai borxh? – i thashë.
– Katër mijë dërhemë – më tha ai.
I nxora katër mijë dërhemë dhe ia dhashë. U gëzua shume dhe më falënderoi. Ia dhashë edhe kartëvizitën time dhe i thashë të më vizitonte ose të më telefononte sa herë që kishte nevojë. Mendova se do të gëzohej, por u habita nga përgjigja që më dha.
– Të falënderoj, por nuk kam nevojë për kartëvizitën tënde. Sa herë që do të kam ndonjë nevojë, do t’i lutem Allahut, do t’i ngriti duart dhe do të kërkoj prej Tij. Ai m’i lehtëson punët, sikurse veproi kësaj radhe!