Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

E premte 29 Nëntore 2013 13:08

Krerët më të lartë të shtetit përkujtuan sot ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Ashtu siç ka ndodhur vitet e fundit, përkujtimi i 29 Nëntorit filloi me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Rreth orës 10:00, presidenti Bujar Nishani, kryeministri i vendit Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, ministra, deputetë socialistë dhe aleatët e PS-së u bashkuan në vendosjen e kurorave me lule në memorialin “Nënë Shqipëri.

 

Si përfaqësues i Bashkisë ishte nënkryetari Enno Bozdo, i cili vendosi po ashtu kurora me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri".

 

 

 

‘NATA E BARDHË’

 

Sot organizohet “Nata e Bardhë”, ku aktivitetet do fillojnë paradite dhe do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit. Për herë të parë Galeria Kombëtare e Arteve dhe Muzeu Historik Kombëtar do të jenë hapur deri në mëngjes duke ju bashkuar festimeve. Ku vizitorët do të mund të shohin falas në Galeri, ekspozita dhe shfaqje të tjera të bashkëlidhura për këtë natë të veçantë.

 

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave nga ora 10:00 e paradites deri në orën 22:00 do kenë shfaqje të ndryshme për vogëlushët, ndërsa hyrja do jetë falas.

 

Po ashtu, çdo restorant apo bar me tabelën “Këtu festohet Nata e Bardhë” do të ofrojë shërbim nën kosto në datën 29 Nëntor, nga ora 22:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit të datës 30 Nëntor. Po ashtu edhe kinematë do të jenë hapur gjatë gjithë natës dhe me rastin e kësaj feste çmimi i biletave do të jetë i reduktuar vetëm 300 lekë.

 

 

 

PD HOMAZHE NË 28 NËNTOR TEK “VARREZAT E DËSHMORËVE”

 

Opozita festoi dje ditën e Çlirimit dhe ditën e Pavarësisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga deputetët demokratë kryen homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve” pranë memorialit Nënë Shqipëri.

 

Zoti Basha duke kujtuar sakrificën e të gjithë të rënëve për lirinë e vendit, nënvizoi se tani është koha për të vijuar më tej projektin e tyre me destinacion Evropën. Ndërkohë pas homazheve foli edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili uroi marrjen e statusit të vendit kandidat për shqiptarët.

 

«Është dita në të cilët ne nderojmë Ismail Bej Vlorën, etërit e pavarësisë, që në kushtet mbinjerëzore ia dolën të shpallin pavarësinë e Shqipërisë, e cila do të faktojë si datë e të gjitha datave të historisë sonë kombëtare.”- tha Berisha.

Read 3615 times Last modified on E premte, 29 Nandor 2013 22:01
Published in nga Shqiperia
Rate this item
(0 votes)
Super User

Nam commodo libero eget massa pulvinar nec bibendum odio vehicula. Integer eget gravida neque. Nunc porta, mi vel fringilla convallis, risus leo ultrices ante

Website: smartaddons.com
Login to post comments

Reklama e juaj