Le associazioni aiutano i poveri

Duhani e dyfishon rrezikun e depresionit

Konsumimi i cigares mund të ndikoj në zhvillimin e depresionit dhe skizofrenisë. Kjo sipas një studimi të fundit, shkruan Dailymail.

Ekspertët nga Universiteti Bristol kanë zbuluar, që cigarja ndikon edhe në çrregullime mentale. Gjithashtu ata treguan, se edhe njerëzit me probleme siç është depresioni, janë më të prirë të fillojnë të konsumojnë duhan.

Sipas Dr. Robyn Wootton, autor i këtij studimi, besohet se nikotina e pengon prodhimin e dopaminës dhe serotoninës në tru, të cilët janë dy neuro-receptorë, që ndikojnë në emocione.

Përpos këtyre problemeve, është vërtetuar, që duhani është një nga shkaktarët kryesorë të kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, të cilat janë sëmundjet me vdekjeprurëse të kohëve të fundit.

Ky studim është publikuar në revistën “British Journal of Psychiatry”.

Quanto è stato utile questo post?

Clicca su un asterisco per valutarlo!

Voto medio 0 / 5. Numero di voti: 0

Nessun voto finora! Sii il primo a recensire questo post.

COLLEGAMENTI SOCIAL NETWORK - Riatdhe Rigezim Rigim Rigon Rikthim Rilind Rinas Rines Rinim Rinis Rinit Rinon Rinor Rinosh Rinush