SETTE QADIANI (AHMADIJ)
1- Kadijanizmi:
Kadijanizmi është fe e re e shpikur, e cila është shfaqur në fund të shekullit të 19, në fshatin Kadijan, fshat i cili gjendet në Penxhab të Indisë, sekt i cili ka filluar përhapjen e tij me pëlqimin e Kolonialistëve Britanez.
2- Themeluesi i këtij sekti të devijuar:
Ai është Mirza Gulam Ahmed el-Kadijani i lindur në vitin 1835 në Kadijan.
Mirza ka filluar aktivitetin e tij si thirrës në Fenë e Allahut, më pastaj ka pretenduar se është ripërtrirës i Fesë se Allahut dhe se është i inspiruar prej Allahut që ta bën këtë gjë, pastaj ka vazhduar kështu derisa ka pretenduar se është Mehdiu, lidhur me këtë ai thotë “Muslimanët dhe të krishterët besojnë, edhepse me disa mospajtime të vogla, se Isa i biri i Mejremit është ngritur në qiell me trupin e tij dhe se ai do të do të zbret nga qielli në një kohë të caktuar, e kam sqaruar në librin tim se ky është besim i gabuar dhe e kam shpjeguar se zbritja e tij nuk ka të bëj me zbritje të vërtetë, por kjo është formë letrare e cila aludon se do të vijë dikush si Isa (alejhi selam), ndërsa ky rob i dobët (ka për qëllim veten e tij) vërteton këtë pretendim, sipas inspirimit…”
Më pas nga pretendimi se është i barabartë si Isa (alejhi selam) ka kaluar në pretendim se mu ai është Isa dhe pasiqë Isa (alejhi selam) ishte profet të cilit i vinte shpallja prej Zotit, Mirza erdhi me pretendimin se atij i ka ardhur shpallja prej Allahut, kështuqë e shkruajti një libër (Corano) të cilin e quajti “Libri i Qartë”, dire: “… më ka dërguar Allahu në krye të këtij shekulli që ta ripërtrij Fenë, t’ia ndiçoj fytyrën kësaj feje, t’a thej Kryqin dhe t’a shuaj zjarrin e të krishterëve, t’a ringjalli Sunnetin e krijesës më të mirë, t’a përmirsoj atë që është prishur, t’a përhap atë që është humbur, sepse unë jam Mesihu i premtuar dhe Mehdiu i pritur, Allahu më ka begatuar me shpallje dhe inspirim dhe më ka folur (Allahu) ashtu siç u ka folur Pejgamberëve të ndershëm”.
Siç duket ky pretendim i tij nuk ka arritur rezultatin e dëshiruar dhe qëllimin e ëndërruar, andaj nga pretendimi se ai është Isa kaloi në diçka më të madhe, në pretendim se ai është Muhammedi (salAllahu alejhi ve sel-lem), se shpirti i Muhammedit ka kaluar tek ai dhe se Muhammedi (salAllahu alejhi ve sel-lem) është dërguar edhe një herë, mirëpo këtë herë në trupin e Mirza Gulamit, thotë Mirza: “Allahu e ka dërguar Muhammedin (salAllahu alejhi ve sel-lem) edhe një herë, këtë herë në Kadijan, që t’a plotësojë premtimin e Tij.”
3- Besimi i Kadijanive:
Besojnë …
– Në reinkarnimin e shpritërave, besojnë se Ibrahimi (alejhi selam) ka lindur përsëri pas 2500 viteve në shtëpinë e Abdullah ibn AbdulMutalibit në trupin e Muhammedit (salAllahu alejhi ve sel-lem)….
– Se Allahu agjëron, falet, flen, gabon, qoftë i lartësuar Allahu nga këto shpifje, thotë Mirza: “Më ka thënë Allahu: Unë falem, agjëroj, gaboj dhe flej…”
– Se Muhammedi (salAllahu alejhi ve sel-lem) nuk është Pejgamber i fundit dhe se Allahu i dërgon pejgamberët sipas nevojës.
– Se Mirza Gulam është profeti më i mirë, Kur’an është ajo të cilën ai e prezenton si Kur’an, ndërsa hadithet e pranuara tek ata janë ato hadithe të cilat ai i përdor nëpër librat e tij.
– Ata janë pasues të një feje të re dhe Sheriati të ri, poashtu besojnë se ithtarët e afërt të Mirzës janë në gradën e shokëve të Pjegamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem)…
– Se Haxhi më i madh është vizita e fshatit Kadijan dhe vizita e varrit të Mirza Gulamit, poashtu është e përmendur nëpër librat e tyre se vendet e shenjta janë tre: Mekeja, Medineja dhe fshati Kadijan.
– Se alkooli dhe disa lloje të drogave janë të lejuara.
– Çdo musliman në sytë e tyre është mosbesimtar, derisa t’a pranoje Kadijanizmin.
– Xhihadi duhet çrrënjoset nga besimi dhe mendjet e njerëzve dhe thërrasin në pasim të verbër të qeverisë Angleze.
4- Qëndrimi i dijetarëve musliman ndaj këtij grupacioni:
Që nga fillimi i përhapjes të kësaj feje dijetarët musliman e kanë kundërshtuar çdo lëvizje dhe aktivitet të këtyre njerëzve të devijuar dhe prej të parëve që kanë shkruar rreth devijimeve të këtij grupacioni është njëri prej dijetarëve të Indisë, Shejh ebu el-Vefa Thenaullah. Poashtu asamble të ndryshme kanë treguar qëndrimin që duhet ta ketë një musliman ndaj pasuesve të këtij grupacioni, p.sh në prill të vitit 1974 është mbajtur një konferencë e organizuar në Mekke, në të cilën kanë prezentuar dijetarë dhe përfaqësues të lidhjeve të ndryshme të dijetarëve nëpër botë. Këta dijetarë kanë ardhur në përfundim se pasuesit e këtij sekti nuk janë musliman dhe se çdo aktivitet dhe lëvizje e këtij grupacioni duhet kundërshtuar.
Poashtu janë botuar shkrime dhe fetva të ndryshme nga komisione dhe asamble të dijetarëve rreth këtij grupacioni, siç është “Asambleja e Fikhut në Mekke”, “Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj” në Arabinë Saudite, dijetarë të ndryshëm nga Shami, Egitto, India etj.[1]
ai poveri: Transmeton Enes ibn Malik