Kastraveca turshi në 10 minuta
Kastravecat turshi konsiderohen një burim i mirë probiotikësh dhe përmbajnë antioksidantë.
E kjo vjen si pasojë e vlerave shëndetsore të kastravecave që ruhen gjatë fermentimit. Gjithashtu ato kanë shumë ujë në përmbajtjen e tyre dhe pak kalori.
Ndryshe nga turshitë e blera në dyqane, këto turshi të shijshme të përgatitura me kujdes në shtëpi janë të ulëta në natrium. Për t’i përgatitur ato, ndiqni recetën si më poshtë.
Përbërësit
- 6 gota kastraveca turshi të prerë hollë
- 2 gota me qepë të prera hollë
- 1 e ½ filxhan uthull e bardhë
- ¾ filxhan sheqer
- ¾ lugë çaji kripë
- ½ lugë çaji fara selinoje
- ½ lugë çaji shafran i Indie
- ½ lugë çaji piper i kuq
- ¼ lugë çaji piper i zi
- 4 thelpinj hudhre
Përgatitja
Vendosni kastravecat e prerë hollë në një tas qelqi me madhësi mesatare së bashku me qepët.
Në një tenxhere të vogël bashkoni uthullën, sheqerin, kripën, farat e selinos, shafranin e Indisë, piperin e kuq të grimcuar, piperin e zi dhe hudhrën.
Përziejini mirë, në mënyrë që përbërësit të bashkohen dhe lërini të ziejnë.
Hidheni këtë kombinim mbi përzierjen e kastravecave dhe më pas lëreni të ftohet.
Mbulojeni mirë enën dhe lëreni mënjaë për të paktën 4 ditë.
Turshitë e ndara në kavanozë, mund të ruhen në frigorifer deri në një muaj.