Kek me komposto pjeshke
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM: 180 g sheqer, 3 vezë, 250 g djathë Mascarpone, 1 majë thike kripë, lëkura e një limoni organik e grirë në rende, 150 g miell orizi + 100 g miell pa gluten, komposto pjeshke (rreth 300 g)dhe 12 g sodë për ëmbëlsira.
PËRGATITJA: Në robot ose me rrahësen elektrike rrahim vezët me sheqerin për 5 minuta, derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë djathin Mascaporne me lugë, lëkurën e limonit, miellin e orizit, miellin dhe sodën me sitë, pa ndërprerë përzierjen e tyre. Shtojmë pjeshkat, të prera në copa të vogla dhe i përziejmë me brumin, me spatul. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi ose të shtruar me letër furre dhe e pjekim për afërsisht 40 minuta. Pasi të marrë ngjyrë sipër, e mbulojmë me letër alumini që të mos digjet. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh dhe, kur ajo të dalë e pastër, keku është gati. E heqim nga tava pas 10 minutash.
Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta