Konfirmohen dy raste të para të Omicronit në Shqipëri December 23, 2021
Dy persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri janë bartës të variantit “Omicron”, deklaroi sot epidemiologia Eugena Tomini.
Tomini theskoi se aktualisht varianti dominues i koronavirusit është varianti “Delta”, i cilësuar si më transmetueshëm.
Duke shpjeguar se “Omicron” ka veti për t’u shpërndarë shumë herë më shpejt se variantet e mëparshme, Tomini tha se “në të tilla kushte është i domosdoshëm, respektimi i masave kufizuese”.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë raportoi se dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në Shqipëri, duke bërë që numri total i viktimave nga pandemia në vend të arrijë në 3180. /tch/
Postime të ngjashme:
Studentja muslimane në Mynih tentohet të përjashtohet nga provimi për shkak të shamisë
Mjekët kosovarë: Në vjeshtë mund të rritet numri i infektimeve me coronavirus
Stamboll, arrestohen 14 të dyshuar si anëtarë të grupit terrorist DEASH
Sudan, vazhdojnë protestat kundër ushtrisë
Ja zgjidhja më e mirë për t’i larguar gurët në veshka
Shkon në 370 numri i të helmuarve nga uji në Krujë