LEXIMI NË NAMAZ PAS IMAMIT
Pyetje: Namazliu që është lidhur pas imamit, a lejohet që të lexoj Kur’an, apo mjafton leximi i imamit?
Përgjigje: Leximi i Fatihasë pas imamit në namazet me zë (Sabah, Aksham, Jaci) nuk është obligim, ndërsa në namazet pa zë (drekë, iqindi) është vaxhib (patjetër) dhe kjo është mendimi më i saktë.
Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “S’ka namaz ai që nuk e lexon Fatihanë e Librit (Kur’anit)”.
Ai që e lexon Fatihanë pas imamit kur imami e lexon me zë, ai njeri s’ka përfituar gjë prej leximit të imamit dhe as prej leximit të vet dhe si ka mundësi që ai të koncentrohet?!
Thotë Allahu: “Allahu nuk ka bërë në gjoksin e njeriut dy zemra”
Dhe thotë: “Dhe kur t’ju lexohet Kur’ani, ndëgjone atë dhe përqëndrohuni në të”.
Nga: Sulejman el Ulvan
Përktheu: Enis Arifi