Shoqata ndihmoni te Varferit

Ministria Saudite e Haxhit hap regjistrimin elektronik për pelegrinët nga Evropa, Amerika dhe Australia

Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres u ka mundësuar pelegrinëve nga Evropa, Amerika dhe Australia që të regjistrohen elektronikisht për sezonin e haxhit të këtij viti, njoftoi të hënën Agjencia Saudite.

Portali i zhvilluar nga ministria përfshin paketa të ndryshme, shërbime mbështetëse dhe një qendër thirrjesh 24/7 në shumë gjuhë.

“Portali mundëson edhe lëshimin e vizave në mënyrë elektronike, për të përmbushur aspiratat e pelegrinëve të nderuar nga këto vende dhe për të siguruar procedura të shpejta dhe të lehta”, thuhet nga ministria.

Pelegrinët mund të regjistrohen drejtpërdrejt përmes portalit në linkun e mëposhtëm: www.motawif.com.sa.

Nëpërmjet portalit, pelegrini mund të sigurohet që të plotësojë kushtet, duke përfshirë të qenit i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, nën 65 vjeç (d.m.th. i lindur pas datës 1-7-1957) dhe të ketë një rezultat negativ PCR të marrë para nisjes së tij), me prioritet u jepet atyre që nuk e kanë kryer haxhin më parë.

Këto shërbime vijnë në kuadër të strategjisë së ministrisë për zhvillimin e eksperiencës dixhitale për pelegrinët. Këto përpjekje synojnë të lehtësojnë procedurat dhe të ofrojnë çmime konkurruese për pelegrinët nga këto vende.

Ministria njoftoi më herët se pelegrinët e huaj përbëjnë 85 për qind të totalit të një milion pelegrinëve që do të lejohen të kryejnë Haxhin këtë vit.

Gjithsej 850,000 haxhinj të huaj do të lejohen të kryejnë Haxhin, ndërsa numri i pelegrinëve vendas ishte i kufizuar në 150,000.

Numri i përgjithshëm prej 850,000 pelegrinësh të huaj përbën vetëm 45.2 për qind të kuotës aktuale të pelegrinëve që ishte caktuar për çdo vend përpara shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Ministria e Haxhit ka vendosur disa afate dhe kushte për haxhinjtë e huaj për haxhin e këtij viti. Këto përfshijnë moslejimin e pelegrinëve mbi moshën 65 vjeç dhe pelegrinët që duhet të marrin dy doza të vaksinës së koronavirusit.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit