Здруженијата им помагаат на сиромашните

Breshka e detit e ndjekur nga shkencëtarët turq përmes satelitit përshkoi 5.500 kilometra për një vit

Breshka e detit (Caretta caretta) e quajtur “Tuba”, e cila u lëshua në det në gusht të vitit të kaluar nga stafi i Qendrës Rehabilituese për Kërkimin dhe Shpëtimin e Breshkave të Detit (DEKAMER) në Dalyan të Turqisë dhe është përcjellur përmes gjurmimit satelitor, ka përshkuar 5.500 kilometra gjatë kësaj periudhe.

Koordinatori Shkencor i DEKAMER, Doğan Sözbilen, tha për Anadolu Agency (АА) se ata kanë kryer kërkime të ndryshme mbi breshkat e detit dhe kanë instaluar një pajisje gjurmimi satelitor në breshkën “Tuba”, guaska e së cilës është pastruar në Plazhin Iztuzu.

Ai shpjegoi se jeta e breshkave të detit, lëvizjet e tyre në det dhe veprimet e tyre nuk janë mjaftueshëm të njohura, duke shtuar se vitet e fundit i kanë ndjekur breshkat përmes pajisjeve gjurmuese satelitore.

Sözbilen tregoi se ndjekin mënyrën se si breshka orientohet drejt rërës ose destinacioneve të tjera dhe si ndikohet nga fusha magnetike dhe drejtimi i rrymës.

“Për t’i mbrojtur breshkat e detit, është e rëndësishme të dihet se ku janë kërcënimet në det. Ne ndjekim rrugët e migrimit të breshkës Tuba. Pas lëshimit, ajo kaloi dy muaj në ujërat e Marmarisit. Më vonë arriti në ujërat e Greqisë në një periudhë prej një muaji. Ajo u largua nga Greqia dhe më pas shkoi në Ballkan për rreth një muaj. Breshka deri më tani ka përshkuar 5.500 kilometra. Kaloi gjithë dimrin në ujërat e Maltës. Me ardhjen e verës, Tuba lëvizi drejt Italisë dhe pasi qëndroi në Adriatik për një muaj e gjysmë, kaloi në Shqipëri”, tha Sözbilen.

Ai theksoi se breshkat e detit të ndjekura më parë zakonisht shkonin në Afrikën e Veriut.

“Zakonisht, breshkat që udhëtojnë nga Greqia e kalojnë dimrin në anën e Adriatikut, por për herë të parë një kafshë e lëshuar nga ne shkoi atje. Kjo ishte interesante për ne”, tha Sözbilen.

Ai shtoi se synimi i tyre është që të vazhdojnë të marrin të dhëna nga pajisja për një periudhë më të gjatë.

Колку беше корисен овој пост?

Кликнете на anвездичка за да го оцените!

Просечна оценка 0 / 5. Број на гласови: 0

Досега нема гласање! Бидете првиот што ќе го разгледа овој пост.

ЛИНКИ ЗА СОЦИЈАЛНА МРЕА - По стапките на нашето сакано Аудио