Omer Ajdini: Shqiptarët në Maqedoni janë të përjashtuar nga sistemi
Omer Ajdini nga ASH-ja i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat duke folur për lojalitetin e qytetarëve ndaj shtetit, tha se shqiptarëve u bëhet një padrejtësi nëse u kërkohet një gjë e tillë sepse ky shtet i diskriminon ata. Sipas Ajdinit shqiptarët në Maqedoninë e veriut nuk përfaqësohen as simbolikisht.
“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqësohen as simbolikisht, në himn, në flamur, në stemë edhe kështu me radhë. Shqiptarët jetojnë një realitet që është diskriminues dhe i pabarabartë.
Të ardhurat mesatare për një qytetar të etnisë maqedonase është 13 mijë denarë, të ardhurat mesatare për një te etnitetit shqiptarë janë 8 mijë denarë. Pjesa dërmuese e të varfërve janë në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët nëpër institucione nuk janë të përfaqësuar, janë të përjashtuar. Për të mos folur për drejtësinë. Në këtë mënyrë nuk ke si ta duash këtë shtet” – tha Ajdini.