Shoqata ndihmoni te Varferit

Mos fol me gomarin!

Një ditë gomari i thotë tigrit:
– Bari është i kaltër.
Tigri i përgjigjet:
– Jo, bari është i gjelbër!
Pasi debati mes tyre u nxeh, ata ranë dakord që të shkonin tek Luani, mbreti i pyllit, për zgjidhjen e këtij problemi.
Posa arritën në vendin ku luani po qëndronte në fronin e tij, gomari filloi të bërtiste:
– Madhëria juaj, a është e vërtetë që bari është i kaltër?
Luani u përgjigj:
– Ashtu është, bari është i kaltër.
Gomari u kënaq dhe vazhdoi:
– Tigri nuk pajtohet me mua, më kontradikton dhe më mërzit, të lutem ndëshkoje.
Mbreti i kafshëve tha:
– Tigri do të ndëshkohet me pesë vjet heshtje.
Gomari kërceu nga gëzimi dhe filloi të bërtiste:
– Bari është i kaltër… Bari është i kaltër ….
Tigri, pasi pranoi dënimin, e pyeti luanin:
– Madhëri, pse më dënove? Bari është i gjelbër, apo jo?
Luani u përgjigj:
– Po jam dakord, bari është i gjelbër.
Tigri i befasuar pyet:
– Po pse po më dënon atëherë?
Luani u përgjigj:
– Nuk ka rëndësi nëse bari është i kaltër apo i gjelbër. Dënimin e more për faktin se një kafshë e guximshme dhe inteligjente si puna jote nuk mund të humbë kohë duke u grindur me një gomarë, e pastaj të më shqetëson edhe mua, me nje çeshtje te tille.

Gjëja më e tmerrshme është të humbasësh kohë duke u grindur me një budalla dhe injorant, të cilit nuk i intereson e vërteta apo realiteti, por vetëm fitimi i besimeve dhe iluzioneve të tij. Asnjëherë mos e humb kohën me argumente qesharake…. Ka njerëz, që përkundër provave dhe dëshmive, nuk mund të kuptojnë, verbohen nga urrejtja dhe poshtërimi. E vetmja gjë që ata duan është të kenë të drejtë, edhe pse është larg nga e vërteta.
Kur injoranca bërtet, mendja hesht!

 

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 4.2 / 5. Numri i votave: 9

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit