Prishtina unifikon sistemin e transportit publik, edhe autobusët privatë do të operojnë me çmime të njëjta si Trafiku Urban 02/01/2025
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për një hap të madh drejt modernizimit të transportit publik në kryeqytet, duke unifikuar sistemin dhe duke prezantuar bileta të integruara për të gjitha linjat urbane.
Ky ndryshim vjen me synimin për të garantuar një shërbim cilësor dhe të standardizuar për të gjithë qytetarët.
Sistemi i ri i biletave përfshin:
Biletë për një udhëtim të vetëm: 0.50€
Biletë ditore (vlefshme për të gjitha linjat): 0.80€
Biletë javore: 4€
Biletë mujore për studentë: 12€
Biletë mujore për punëtorë: 14€
Sipas njoftimit, nga 1 janari 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si ndërmarrja publike Trafiku Urban, duke e bërë shërbimin më të lehtë dhe më të qasshëm për qytetarët.
Kategoritë që përfitojnë udhëtime falas:
Çmime të pabesueshme për xhaketa dimri
Jackets | Search ads
by Taboola
-Pensionistët
-Policia
-Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
-Veteranët
-Zjarrfikësit
-Personat me aftësi të kufizuara
-Nxënësit e shkollave fillore
Ky sistem i ri synon të lehtësojë jetën e përditshme të qytetarëve, duke ofruar një transport publik të unifikuar dhe më të qëndrueshëm.