Shoqata ndihmoni te Varferit

Sarma me Gjethe Rrushi

May 8, 2021

Tradita e kuzhinës shqiptare është e pasur me receta të mrekullueshme e përshtatur me produktet e freskëta të çdo stine.

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

40 copë gjethe rrushi

5-6 qepë të njoma

1 filxhan çaji oriz

Kripë

Një tufë majdanoz

Kopër

Nenexhik

2 filxhanë kafeje vaj ulliri

Lëngu i një kokrre limoni

Një filxhan çaji me mish të grirë  

Përgatitja

Për përgatitjen e kësaj recete, zgjidhni gjethe rrushi të mëdha dhe të njoma.

Si fillim, gjethet e rrushit pastrohen dhe zihen në ujë të valuar për 8-10 minuta.

Më pas, kullohen dhe hapen sa janë të nxehta pasi nëse ftohen ngjiten me njera tjetrën.

Në vijim, merrni qepët e njoma dhe ti grini hollë.

Kaurdisini në vaj ulliri derisa volumi i tyre të bjerë, më pas shtoni orizin dhe mishin e grirë nëse preferoni, kaurdisini të gjitha bashkë e më pas shtoni kripën, koprën, nenexhikun.

Disa amvisa krahas erëzave shtojnë edhe një grusht spinaq të grirë ose lëpjetë.

Kaurdisini në disa minuta, largojini nga zjarri dhe nisni përgatitjen e mbushjes së gjetheve të rrushit.

Secilës nga gjethet e rrushit, i pritet bishti dhe në mes vendoset një lugë gjelle nga mbushja me oriz.

Në fillim mblidhen anët dhe rrotullohen në formë roleje.

Vihen në tenxhere ku keni shtruar disa fletë rrushi.

I hidhet kripë, një gotë e gjysmë me ujë, vaj ulliri, i vihet një pjatë sipër dhe lihen që të zjejnë derisa japrakët të thithin të gjithë ujin.

Pasi të jenë gati, kur shërbehen japrakët spërkaten me lëng limoni dhe nëse preferoni për më shumë shije me disa pika gjalpë të freskët të shkrirë.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit