Shoqata ndihmoni te Varferit

Shfrytëzojeni sezonin e kungujve

Përfundimisht jemi në sezonin e kungujve, e arsye për t’i konsumuar ka shumë.

RUAJNË SHIKIMIN

Një gotë pire e zier e kungullit përmban më shumë se 200 për qind sasi të nevojave ditore për vitamina A, që ruan shikimin.

NDIHMOJNË NË HUMBJEN NË PESHË

Kungulli është përplot me fibra dhe përmban më pak se 30 kcal në 100 gramë. Nëse hani pak kungull para shujtave, do të konsumoni më pak kalori gjatë shujtave.

RUAJNË ZEMRËN

Farat e kungullit janë në mënyrë natyrale të pasura me fitosterole, që është dëshmuar se ulin kolesterolin e keq, duke mbrojtur shëndetin e zemrës.

ULIN RREZIKUN NGA KANCERI

Kungujt kanë përbërës antioksidues dhe betakarotinë. Përbërësit në kungull ndërlidhen edhe me parandalimin e llojeve të caktuara të kancerit. Pos tjerash, kungulli mbron lëkurën dhe parandalon rrudhat, përmirëson deponimin, çlodh trupin pas ushtrimeve dhe forcon sistemin imun.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit