Shoqata ndihmoni te Varferit

Shkenca

Lëkura jonë flet… Qoftë i lavdëruar Allahu

Në këtë hulumtim do të tregojmë disa zbulime mjekësore për të treguar që fjalët e Zotit për lëkurën e cila do të flasë në Ditën e ringjalljes janë të vërteta … Në një prej verseteve madhështore që dëshmon që fjalët e Zotit janë të vërteta, Allahu i Madhërishëm thotë: “… E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se Allahu?” (En – Nisaë, 122)
Për çdo ditë, dijetarët bëjnë përpjekje të pareshtura të vijnë deri te zbulime të ndryshme shkencore, ndërkohë që ne, vazhdojmë të gjejmë shumë argumente në Kuran lidhur me këto zbulime, të cilat duhet marrë si indikator se Kurani është Shpallje nga Zoti i Madhërishëm. Njëri prej këtyre verseteve flet për ndodhinë në ditën e Gjykimit kur mohuesit dhe skeptikët ndaj Zotit do t’i ekspozohen zjarrit, i cili do të dëshmojë kundër të gjithë atyre që kanë qenë gënjeshtarë në këtë botë. Allahu i Madhërishëm për këta thotë: “E ditën kur armiqtë e Allahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar. E derisa i afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit, të parit dhe lëkurat e tyre, për çdo gjë që ata kanë punuar. Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “Allahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni.” (Fussilet, 19-21)
Në lidhje me këtë versët kuranor, pashmangshëm duhen shtruar disa pyetje: A thua si ka mundësi që, të dëgjuarit, të parët dhe lëkura të flasin e bisedojnë? Dhe përse Allahu i Madhërishëm i ka përmendur në librin e Tij fisnik? Pikërisht, për këto arsye, duhet studiuar këtë verset edhe nga aspekti shkencor, në mënyrë që të rrisim besimin dhe bindjen në ekzistimin e Krijuesit Suprem: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur përmendet Allahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (El – Enfalë, 2)

Mrekullia në lëkurë

Lëkura është mbulesë e jashtme e trupit. Te njerëzit, ky është organi më i madh që mbulon tërë (integumentum commune) dhe përbëhet nga shumë shtresa. Ajo mbron muskujt, eshtrat, ligamentet dhe organet e brendshme që ndodhen nën të. Lëkura e njeriut është e mbrojtur me qime. Meqë bie në kontakt me mjedisin, lëkura luan rolin kryesor në mbrojtjen e trupit nga bakteret patogjene dhe humbjes së tepërt të ujit. Funksionet tjera të saj janë: izolimi, rregullimi i temperaturës, identifikimi senzorik dhe sinteza e vitaminës D. Te njerëzit, pigmenti i lëkurës tregon variacione nga njëri popull tek tjetri, ndërsa tipi lëviz nga e thara deri te e yndyrshmja. Lëkura është në lëvizje të përhershme, mesatarisht çdo minutë ndryshojnë afër 40.000 qeliza të lëkurës, ndërsa çdo muaj të gjitha qelizat e lëkurës ndërrohen, kështu që lëkura jonë ndryshohet çdo muaj, ndërsa ne nuk e vërejmë. Rreth 95% e qelizave të lëkurës e kanë një mision, e ky është ripërtëritja qelizore, ndërsa 5% e qelizave, e ngjyros lëkurën duke prodhuar melaninën, i cili i jep ngjyrë lëkurës.

Memorizimi i lëkurës

Vite me radhë shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë fshehtësitë e memorizimit, duke studiuar lëkurën për të zbuluar për vendin ku ajo memorizon informatat. Ata e dinë që ekziston memorizimi gjenetik në ADN-në e njeriut, andaj do të përpiqemi të sjellim këtu disa nga hulumtimet më të reja shkencore në lidhje me këtë memorizim?
Kah mesi i vitit 2007 revista “Neuroscience” ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri shkencor. Në këtë hulumtim shkencëtarët kanë gjetur se qeliza përmban molekula të caktuara të quajtura CaMK II, të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e memories. Kur shkencëtarët i dobësuan këto molekula tek miu, gjatë eksperimenteve, memoria e tij është fshirë menjëherë, ndërsa kur përsëri u përgatit për ushqim, iu kthye aftësia e mendimit. Ky proces është i ngjashëm me atë të diskut të fortë në llogaritës. Kjo memorie padyshim gjendet në qelizat e gjithë organizmave. Shkencëtarët besojnë se ekziston memoria e zemrës dhe e lëkurës. Zbulimi i këtij lloji është i rëndësishëm në shërimin e dhembjes kronike. Qelizat e trurit ruajnë ndjenjat e dhembjes, dhe për këtë shkak, zgjidhja e memories së fshehtë do të mund të ndihmonte në mënjanimin e informatave të dhembjes në këto qeliza. Hulumtimet e reja tregojnë se qelizat e lëkurës mund të mbrojnë nga bakteret dhe është vërtetuar se shfrytëzimi intensiv i celularëve mund të nxisë zhvillimin e baktereve të caktuara në sipërfaqen e lëkurës, por kjo varet edhe nga imuniteti njerëzor. Arsyeja është se lëkura ka rolin kryesor në ruajtjen e informatave dhe ngjarjeve, ndërsa shfrytëzimi i vazhdueshëm i telefonave mobilë në afërsinë e lëkurës sonë shkakton konfuzion te këto qeliza, për shkak të fushës elektromagnetike të këtyre celularëve.

Shërimi me përdorimin e qelizave të lëkurës

Sot shkencëtarët po përpiqen të shfrytëzojnë qelizat e lëkurës të marra nga embrioni (qeliza amë). Këta besojnë se këto qeliza kanë efekt mrekullibërës në shërimin e djegieve. Gjithashtu, shkencëtarët po përpiqen të realizojnë dobinë nga qelizat embrionale në fazat e hershme, pasi që kanë gjetur se ky është burim për trajtim të shumë sëmundjeve. Hulumtuesit përpiqen të modifikojnë ADN-në e qelizave të lëkurës për ta fshirë memorien e tyre duke i përgatitur kështu për implantim, por gjithashtu edhe për t’i ikur karcinomit. Sot shkencëtarët janë duke i klonuar minjtë nga qelizat e lëkurës, pasi që këto qeliza janë në gjendje të mbajnë sasi të madhe të memories afatgjatë. Ata kanë zbuluar se qelizat e lëkurës së femrës mbajnë më shumë informata sesa qelizat e lëkurës së meshkujve. Ndërkohë, shkencëtarët janë duke bërë përpjekje për shfrytëzimin e qelizave të lëkurës për shërimin e fëmijëve të sëmurë nga kanceri, nëpërmes qelizave të lëkurës të modifikuara gjenetikisht, sepse është vërtetuar se këto qeliza kanë efekt të madh në shërimin e kancerit, përmirësojnë imunitetin dhe parandalojnë përparimin e sëmundjes.

Gjuha e lëkurës

Shkencëtarët vërtetojnë që ekziston tingulli i lëkurës, por ne ende nuk e kuptojmë! Kur është shpallur Kurani, nuk ka ekzistuar asnjë informatë në lidhje me këtë zbulim të tanishëm. Në thellësi, brenda qelizave të lëkurës sonë ekzistojnë senzorë në formë imazhesh dhe janë të ngjashëm me fotot kompjuterike, të cilat përmbajnë informata dhe ngjarje që ndodhin rreth lëkurës. Këto senzorë ruajnë dhe regjistrojnë tingujt lidhur me këto ngjarje. Dr Clark Otli i cili ka mbikëqyrë qindra operacione të implantimit të lëkurës, thotë: “Lëkura ka mendmbajtje afatgjatë, ajo nuk harron kurrë.” Dr. Otli ka vërejtur se më shumë se 70% të njerëzve që kanë qenë të nënshtruar operimit të implantimit të lëkurës, janë sëmurë nga kanceri i lëkurës në periudhë të shkurtër pas implantimit. Ky është një problem serioz dhe mjekësia ende nuk ka ilaç për këtë. Shkencëtarët thonë se lëkura e ka ekskluzivitetin e saj, sepse paramendohet si një depo e informatave dhe kur ne bëjmë transplantimin e lëkurës nga një person te tjetri, ne në realitet nuk transplantojmë vetëm lëkurën fizike, por gjithashtu bartim dhe transmetojmë edhe informata e ngjarjet të deponuara. Për shkak të kësaj, ndodh që të vijë deri te një lloj konfuzioni në trup, kështu që ai refuzon lëkurën e re. Mirëpo, ne si myslimanë, duhet dhënë një këshillë, e kjo është që njerëzit para ndërmarrjes së implantimit, do të duhet lexuar versete të caktuara kuranore në lëkurë në mënyrë që ajo të pastrohet dhe riprogramohet.

Çdo gjë flet

Para pak kohësh shkencëtarët zbuluan se secili send në kozmos ka frekuencat tingëllore që quhet rezonancë natyrore (natural resonance) dhe secili send në kozmos fillon të reagojë dhe lëviz kur i ekspozohet tingullit me frekuencë që është e njëjtë me të. Pra, tingulli ndikon në njerëz, objekte, dhe kafshë. Duke falënderuar shkallës mjaft të lartë të zhvillimit të aparateve për matjen e frekuencës, shkencëtarët kanë konstatuar që secili send në kozmos emiton ndonjë frekuencë tingulli. Gjithashtu edhe kozmosi ka emituar tinguj gjatë krijimit të tij sipas asaj që shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar, por gjithashtu edhe vrimat e zeza transmetojnë frekuenca tingëllore. Botanikët kanë zbuluar se edhe bimët janë nën ndikimin e tingujve dhe i transmetojnë ata. Po ashtu, të gjitha insektet kanë frekuencat e tyre tingëllore, bile edhe qelizat e zemrës i kanë frekuencat e tyre të veçanta tingëllore. Secili send në kozmos flet…

Në çfarë është mrekullia?

1. Mund të konstatojmë se çdo gjë që shohim në sipërfaqen e lëkurës sonë janë qeliza të vdekura, por Kurani na këshillon që t’i mbajmë aktive qelizat e lëkurës sonë duke lexuar dhe dëgjuar Kuran. Allahu i Madhërishëm thotë: “Allahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrëqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i Allahut, me të udhëzon atë që do. E atë që Allahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.” (Ez – Zumer, 23)
2. Qelizat e lëkurës ripërtërihen dhe ndryshojnë në mënyrë kontinuale, Allahu i Madhërishëm u thotë njerëzve të cilët e mohojnë ekzistimin e Tij, se do të ballafaqohen me vuajtje permanente, ngase lëkurat e tyre do të ndryshohen në mënyrë të vazhdueshme. Allahu i Madhërishëm thotë: “Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hedhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm, i drejtë.” (En – Nisaë, 56)
Çdo herë kur lëkurat e tyre digjen, ato shkaktojnë dhimbje të padurueshme, ndërkohë që pas djegies së tyre, Allahu i Madhërishëm ua ndërron lëkurën e tyre të vjetër me të re, për të filluar përsëri vuajtja, përgjithmonë. 3. Shkencëtarët thonë se qelizat e lëkurës janë nën ndikimin e frekuencave tingëllore, kështu që lëkura mund të rrëqethet kur njerëzit marrin lajme të mira ose të këqija. Për këtë, Allahu i Madhërishëm thotë: “…që prej (dëgjimit të) tij rrëqethen lëkurat dhe zemrat e tyre…” (Ez – Zumer, 23)
Ky verset vërteton se qelizat e lëkurës së besimtarit janë nën ndikimin e tingullit kuranor por tek besimtarët i njëjti tingull nuk vepron. Përse? Për arsye se qelizat e jobesimtarëve janë të shtresuara me ateizëm dhe hipokrizi një kohë të gjatë, kështu që është bërë e pamundur të përgjigjen në tingullin e besimit. 4. Të gjitha qelizat në trupin tonë kanë aftësi të memorizimit, në veçanti dëgjimi dhe të parët, andaj këta të dy do të dëshmojnë kundër nesh! Në Ditën e ringjalljes njeriu do të pyet lëkurën e vet me fjalët: “Përse dëshmoni kundër nesh?” Lëkurat e tyre do të përgjigjen: “Allahu i Cili i ka dhënë aftësi të folurit çdo sendi, na ka pajisur me të folur edhe ne.” Këtu kemi edhe një mrekulli. Fjala është për atë se çdo send do të flasë. 5. Secili send e ka frekuencën tingëllore të veçantë. Allahu i Madhërishëm thotë: “Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë),duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (sepse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.” (El – Israë, 44) Në Ditën e ringjalljes njeriu do të jetë në gjendje t’i dëgjojë të gjithë këta tinguj. Gjithashtu do të dëgjojë lëkurën e tij sesi i tregon Allahut të Madhërishëm për gjitha mëkatet dhe gabimet e bëra. I lutemi Zotit të Madhërishëm që çdo moment të jetës sonë ta kalojmë në bindje ndaj Tij, dhe me vëmendje t’i shqyrtojmë versetet e lartpërmendura duke i ruajtur në zemrat tona.

Abduldaem Kaheel
Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

SpaceX do të ndërtojë anijen kozmike për lëshim në Hënë

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) e ka zgjedhur kompaninë private amerikane SpaceX, të ndërtojë anijen kozmike, e cila, sipas agjencisë, do t’i kthejë amerikanët në Hënë.

SpaeceX ka mposhtur konkurrentët Blue Origin dhe Dynetics, duke fituar kontratën në vlerë të 2.89 miliardë dollarëve, ka thënë NASA më 16 prill.

NASA nuk ka ofruar më shumë të dhëna rreth datës së nisjes së misionit të njohur si Artemis.
Artemis synon të dërgojë një burrë dhe një grua në sipërfaqen e Hënës, çka më pas do të shënonte herën e parë të dërgimit të njerëzve në Hënë prej vitit 1972.

SpaceX, që veçse është duke punuar vazhdimisht me NASA-n është duke zhvilluar anijen kozmike Starship, e cila do të përdoret për misionin në Hënë.
Një numër prototipash kanë shpërthyer gjatë testimeve të pajisjes pa ekip.
Mirëpo udhëheqësi i kësaj kompanie Elon Musk nuk është zmbrapsur, duke thënë se Starship do të jetë projekt i suksesshëm për bartje të njerëzve dhe vendosje të satelitëve në orbitë.
NASA planifikon që ekipi i saj të fluturojë në Hënë me anijen e saj kozmike Orion, dhe më pas të bartet në Starship për t’u ulur në sipërfaqen e Hënës.

Shkencëtari japonez: Agjërimi I Ramazanit parandalon kancerin.

Laureat japoneze Nobel Joshinori Ohsumi tregon se si trupi pastrohet nga qelizat e panevojshme gjatë Ramazanit, shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi ka zbuluar programin e quajtur Otofazhoni. Është pastrimi i trupit nga qelizat e shëmtuara. Pastrimi që ndodh gjatë qëndrimit të etur dhe të uritur.

Marrja e mutacioneve gjenetike, kancerit dhe sëmundjeve detare mbeten të uritur. Është parë se ata janë shëruar. Dijetari japonez ka konfirmuar tezën e tij se qëndrimi pa ushqim dhe pije. Ndihmë në trajtimin e sëmundjeve neurologjike dhe kancerit për këtë zbulim ka fituar çmimin Nobel për mjekësi. Transmetuar Yeniakit.ohsumi tha se pas tri ditëve të agjërimit, sistemi imunitar ka rezultuar në rinovim. Dhe kjo ka konfirmuar se agjërimi i muslimanëve është programi më i përshtatshëm. Megjithëse qelizat nuk janë të ngjashme, veprimet e tyre i kanë ato. Ata mbushin përfundimet e tyre në çanta të veçanta (otofagozomet), pastaj ngarkoni ato në kontejnerë. Disa prej tyre janë shkatërruar dhe disa riciklojnë ata rifitojnë kështu që kjo ka rezultuar në plakjen e pleqërisë. Faza është aktivizuar edhe më shumë gjatë agjërimit, urisë dhe stresit. Me këtë qelizë, ajo fillon të prodhojë energjinë e saj me mundësitë e veta. Duke filluar me pastrimin dhe gërmimin e mbeturinave dhe baktereve patogjene. Ndër shkencëtarët e tjerë, Yoshinori Ohsumi tha se nëse gjatë vitit. Një muaj pa u ndalur duke ndjekur këtë regjim, rezultatet janë spektakolare. Ky regjim i abstenimit nga ushqimi dhe pija, që lufton sëmundjet, është pjesë e fesë islame.

Allahu mund të bekojë gjithnjë e më shumë sukses në terminologjinë dhe shtyllat e Islamit që të provohen shkencërisht të saktë dhe absolutisht të sakta për të mirën e jetës njerëzore.

Shumë jo-muslimanë filluan të vëzhgonin shpejt gjatë muajit të Ramazanit pas leximit të këtij artikulli ose disa prej tyre vëzhgojnë shpejt gjatë muajit të ndryshëm në vit, ne ju kërkojmë të gjithë ta ndani këtë sa të mund të gjithë platformat e mediave sociale si Facebook dhe Instagram.

Helikopteri i NASA-s i mbijeton natës së parë të acartë në Mars

Helikopteri i NASA-s i mbijeton natës së parë të acartë në Mars

Krateri Jezero, një shtrat i lashtë liqeni në Mars dhe vendi aktual i roverit të Perseverance dhe helikopterit Ingenuity, mund të ulet në temperatura deri -55 gradë Celsius.

Kjo është mjaft e ulët për të bërë dëme të konsiderueshme në pjesët elektrike dhe bateritë e helikopterit, raporton cnn.

Helikopteri u shkëput përfundimisht më 3 prill nga barku i roverit të “Këmbëngulja”, ku ishte vendosur para se roveri të nisej nga Toka në muajin korrik.

Fluturimi, i cili mund të ndodhë më shpejt sesa ishte planifikuar më 11 prill, do të jetë i pari i mundësuar, i kontrolluar në një planet tjetër.

2001 FO 32”, asteroidi më i madh që kalon afër Tokës, 21 Mars

Vëzhguesit astronomikë do të jenë në gjendje të ndjekin asteroidin “2001 FO 32” duke përdorur teleskopë derisa kalon pranë Tokës në 21 Mars.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien” në një raport, asteroidi “2001 FO 32”, i cili u zbulua në 2001, është një nga të klasifikuar zyrtarisht si një rrezik potencial, pavarësisht nga fakti se rreziku i përplasjes me Tokën mbetet praktikisht inekzistent.

Nuk paraqet rrezik real!

Gazeta deklaroi se shkencëtarët kanë besim se ky asteroid, i cili ka një diametër më pak se një kilometër dhe pritet të kalojë afër Tokës të Dielën 21 Mars, me një distancë prej dy milion kilometrash, nuk përbën ndonjë rrezik real se është trupi më i madh qiellor që i afrohet planetit tonë që nga fillimi i vitit. Ndërsa kjo ngjarje nuk do të ndryshojë kushtet në sistemin tonë diellor, ajo përfaqëson një mundësi emocionuese për astronomët për të studiuar nga afër këtë asteroid.
Gazeta shtoi se asteroidi “2001 FO 32” do të kalojë me një shpejtësi prej 124 mijë kilometra në orë, gjë që e bën atë më të shpejtë se shumica e objekteve të tjera që kalojnë hapësirën përreth të planetit tonë, sipas Agjencisë Amerikane të Kërkimit Hapësinor NASA.
NASA ka theksuar se nuk ka ndonjë rrezik potencial nga kjo datë, pasi në pikën më të afërt me planetin tonë, ky asteroid do të jetë më shumë se 5 herë larg nesh nga hëna. Sidoqoftë, kriteret shkencore e bëjnë këtë planet të klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm”.

Një mundësi e artë për të mësuar shumë

Gazeta theksoi se ky asteroid u zbulua në 2001 dhe ka qenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të astronomëve. Lance Penner, një shkencëtar në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s, i cili ka një degë për studimin e objekteve afër Tokës, njoftoi se informacioni aktualisht në dispozicion në lidhje me këtë rruzull është i pakët.
Prandaj, kalimi i tij në afërsi të tokës do të ofroj një mundësi të artë për të ditur më shumë rreth tij, duke studiuar dritën e reflektuar në sipërfaqen e e tij, e cili do t’u mundësojë shkencëtarëve të kuptojnë më mirë përbërjen e tij.
Paul Chodas, drejtori i Qendrës për Studimin e Objekteve afër Tokës, shpjegon se astronomët amatorë në hemisferën jugore dhe në gjerësinë gjeografike të ulët veriore do të jenë në gjendje të shikojnë këtë asteroid duke përdorur teleskopë të përmasave të mesme.
NASA konfirmon se të gjithë trupat qiellorë që janë vërejtur deri më tani, nuk ka mundësi të përplasen me planetin Tokë gjatë shekullit të ardhshëm, dhe ekziston një probabilitet shumë i ulët që trupat që nuk janë vëzhguar ende të shkaktojnë një rrezik. /Mesazhi.com

Zbuluan vaksinën kundër COVID-19, çifti turk merr vlerësimin e lartë nga Gjermania

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të dekorojë zbuluesit e vaksinës kundër COVID-19, Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, me Urdhrin e Meritës për kontributin e tyre në “frenimin e pandemisë së koronavirusit”.

Sipas mediave të huaja, themeluesit e BioNTech, Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, do të marrin “Kryqin Federal të Meritës” për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit, njoftoi të premten zyra presidenciale e Gjermanisë.

Dhe ky do të jetë çmimi i parë i “Urdhrit të Meritës” i presidentit Gjerman Frank-Walter Steinmeier personalisht këtë vit.

Steinmeier e përgëzoi çiftin, duke thënë se ata kishin dhënë një kontribut vendimtar “në frenimin e pandemisë së koronavirusit”, shkroi presidenti në Facebook.

Ndërkohë bëhet e ditur, se përveç Steinmeier, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Pallatin Bellevue më 19 mars.

Mjeti kozmik “Perseverance” i NASA-s bën ulje të sigurt në Mars

Mjeti kozmik zbulues “Perseverance” i Agjencisë Amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) realizoi ulje të sigurt në planetin Mars, duke filluar punimet për një kërkim gati dyvjeçar për gjurmët e jetës ne të kaluarën në planetin e kuq, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përshëndetje, botë. Shikimi im i parë në shtëpinë time të përhershme”, është shkruar në llogarinë e mjetit kozmik në Twitter në një postim që u shoqërua nga një fotografi bardhezi nga sipërfaqja e planetit.

Mjeti i avancuar është planifikuar të kryejë një mision që do të zgjasë për një vit të Marsit, që korrespondon me afërsisht 687 ditë të Tokës.

Udhëtimi i tij në Mars zgjati gati shtatë muaj dhe tani do të fillojë procesi i mbledhjes së mostrave dhe kërkimit të shenjave të jetës antike mikrobike.

Shkencëtari turk paralajmëron për ritmin e ngrohjes globale

Me ritmin aktual të ngrohjes globale, temperaturat globale mund të rriten ndjeshëm deri në fund të shekullit, deklaroi një shkencëtar turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një fjalimi të organizuar nga Fondacioni i Energjisë së Pastër (TEMEV), Doğanay Tolunay, inxhinier i pyjeve në Universitetin e Stambollit, paralajmëroi se temperaturat mund të rriten deri në mbi 6 gradë Celsius deri në vitin 2100 për shkak të ngrohjes globale.

Duke theksuar se bota gradualisht ka filluar të ngrohet që nga viti 1850, Tolunay nënvizoi se rritja e temperaturave mesatare mori vrull nga vitet 1980 e tutje duke shkaktuar temperatura ekstreme në vitin 2016, 2019 dhe 2020.

“Në të kaluarën, rritja e temperaturave mesatare ishte mjaft e ngadaltë. Ndryshimi i temperaturës për një gradë zgjaste qindra vite. Megjithatë, rritje të tilla filluan të ndodhnin në një periudhë shumë më të shkurtër”, tha ai.

“Kështu, bota ka gjasa të jetë deri në 2 gradë Celsius më e ngrohtë deri në vitin 2050 dhe 6 gradë Celsius më e ngrohtë deri në fund të shekullit”, shpjegoi Tolunay.

Ai theksoi se zvogëlimi i zonave bujqësore dhe pyjore për shkak të urbanizimit të shpejtë dhe konsumit gjithnjë në rritje të lëndëve djegëse fosile pas Revolucionit Industrial janë faktorët kryesorë që përshpejtuan ngrohjen globale.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE