Shtatë viktima dhe 411 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 411 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore.
Betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 271 pacientë, përcjell Alsat.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 199.056 raste, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, kurse 7019 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6107 raste aktive.
Postime të ngjashme:
Studentja muslimane në Mynih tentohet të përjashtohet nga provimi për shkak të shamisë
Studimi i fundit: Nëse keni pasur simptoma të lehta nga COVID-19, mund të keni më shumë imunitet
Situata nga covid/ Ministria e Shëndetësisë: 274 raste të reja në 24 orët e fundit
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq sot në Kosovë December 23, 2021
A keni dëgjuar ndonjëherë për higjienën e gjumit?
Kriza në veri të Kosovës – Serbia mes Rusisë dhe Perëndimit