Shtatë viktima dhe 411 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 411 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore.
Betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 271 pacientë, përcjell Alsat.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 199.056 raste, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, kurse 7019 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6107 raste aktive.
Postime të ngjashme:
Presidenti Erdoğan: Besoj në mbështetjen e fortë të të rinjve më 28 maj
Brenda lagjeve pak të njohura islamike të Azisë
Mbulesa akt bindjeje dhe dëlirësi e femrës
Arabia Saudite rihap vendet e shenjta për kryerjen e umres
Merkel: Duhet të vendosim në zbatim me shpejtësi axhendën e dialogut me Turqinë
Kuvendi i Shqipërisë voton shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit