Shoqata ndihmoni te Varferit

Si të përgatisni krem kafeje me 3 përbërës

Një ëmbëlsirë e freskët dhe kremoze që mund ta përdorni në çdo rast.

Kjo recetë e thjeshtë që kërkon vetëm 3 përbërës do të jetë arma juaj e fortë në kuzhinë.

Përveçse shumë kremoz dhe i lehtë ju kënaq edhe me aromën e vendosur të kafesë.

Është perfekte për t’u servirur në mbyllje të vakteve ose ndonjë pasdite të vonë për t’ju ëmbëlsuar shqisat.

Gjithash mund ta përdorni edhe si krem mbushës për torta apo ëmbëlsira të ndryshme.

Për këtë ëmbëlsi të veçantë të kuzhinës, tregon çdo që duhte të dini që nga përgatitja e deri tek servirja e duhur.

Ndiqni mëposhtë recetën e plotë të kremit të kafesë.

Përbërësit

400 ml krem për ëmbëlsira (pana)

60 gr sheqer

2 lugë gjelle kafe

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, si fillim zgjidhni një enë të thellë.

Aty shtoni të gjithë panën për ëmbëlsira dhe përziejeni me anë të një rrahësi vezësh.

Kështu do të arrini të formoni pak nga pak  kremin e trashë të ëmbëlsirave.

Duke përzier ju këshillojmë të shtoni pak nga pak edhe sheqerin në mënyrë që të shkrihet bashkë me panën.

Ndërkohë kafen e bluar treteni në  një gotë ujë të ngrohtë dhe përzieni derisa të shikoni që është formuar një masë homogjene.

Pasi ta keni bërë këtë, hidhni kafen tek ena ku ndodhet kremi i panës dhe vazhdoni përzierjen me rrahëset elektrike.

Bëjeni këtë derisa e gjithë ena të jetë mbushur me kremin e kafesë dhe të jetë kompakte me një ngjyrë bezhë të lehtë.

Më pas sipas dëshirës vendoseni në frigorifer për ta konsumar në një moment të dytë ose mund ta servirni menjëherë të shoqëruar me disa kokrra kafeje të pjekur apo pak mente.

Sigurohuni që gjatë servirjes ta vendosni kremin në gota të vogla e t’i jepni forma të veçanta.f

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit