Shoqata ndihmoni te Varferit

Supa verore me domate; Receta nga Living

Vera kërkon pjata të lehta e të vakëta.

E dimë që nuk mund të kaloni shumë kohë pranë sobës, ndaj këtë periudhë Living ju sugjeron receta verore, të shijshme, të shëndetshme dhe të lehta për t’u përgatitur si kjo supa me domate dhe gjizë. Nga Linda Fishta, fotografia Armand Habazaj.

Perberesit per 4 persona

400g gjizë me kripë
• 500g domate të pjekura mirë
• lëng zarzavatesh të ziera afërsisht
një litër
• 1 tufë borzilok
• 1-2 thelpinj hudhre
• spec djegës pluhur
• vaj ulliri, kripë, piper
• spec djegës i freskët-sipas
dëshirës
• bukë e ndenjur

Përgatitja:

1.Në një tenxhere ku kemi hedhur 4 lugë vaj ulliri, skuqim hudhrën dhe kur të ketë marrë ngjyrë, e heqim. Shtojmë gjizën, pak spec djegës pluhur dhe i lëmë të skuqen për 2-3 minuta, duke i përzier herë pas here derisa gjiza të marrë shijen e specit.
2.Shtojmë domatet, të cilave ua kemi hequr lëkurën dhe i kemi prerë në kubikë, dhe lëngun e zarzavateve të ziera. I shtojmë kripë dhe e lëmë të marrë valë për rreth 20 minuta ose derisa supa të trashet. Nëse ju pëlqen shumë kremoze, kalojeni supën bashkë me lëngun në mikser. Bukën e presim në kubikë të trashë 1 cm dhe disa prej tyre i vendosim në fund të çdo pjate. Më pas hedhim supën dhe i përfundojmë pjatat duke i zbukuruar me gjethe borziloku të freskët, copa speci djegës të freskët, vaj ulliri dhe kubikë buke. E shërbejmë të vakët

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit