Shoqata ndihmoni te Varferit

Teknologjia

Gmail pëson ndryshime madhore

Mjetet kanë qenë të disponueshme që prej vitit të kaluar për përdoruesit me pagesë Google Workspace por nga dita e Hënë kompania i solli këto mjete për këdo me një llogari Google.

Ditën e Hënë Google lajmëroi një ridizajnim madhor të Gmail duke sjellë mjete të reja produktiveti që funksionojnë me aplikacionet e tjera të kompanisë si Docs dhe Sheets.

Kompania synon ta shndërrojë shërbimin një një qendër për planifikimin e projekteve dhe bashkërendimin me njerëz të tjerë.

Ideja është të sillen të gjithë aplikacionet e produktivitetit në një vend të vetëm me Gmail që shërben si qendër komande. Përditësimi është më në linjë me konkurrentët si Slack dhe Microsoft Teams.

Por në vend që të vërë në shënjestër vetëm punonjësit nëpër zyra, ndryshimet e Google aplikohen për versionin konsumator të Gmail.

Mjetet kanë qenë të disponueshme që prej vitit të kaluar për përdoruesit me pagesë Google Workspace por nga dita e Hënë kompania i solli këto mjete për këdo me një llogari Google.

Opsioni që bie menjëherë në sy është Spaces, një mjet që funksionon ngjashëm me kanalet e Slack dhe përdoruesit mund të bashkërendojnë në një dokument apo përmbajtje në kohë reale.

Në versionin e Google përdoruesit mund të komunikojnë, shkëmbejnë skedarë dhe editojnë dokumente Docs në kohë reale. Për llogaritë me pagesë ky opsion quhej Rooms.

Ndryshimet vinë në një kohë kur vendet po përpiqen të dalin nga pandemia e koronavirusit dhe zyrat në mbarë botën po punojnë në distancë.

Kompania detajoi edhe një plan të ri me pagesë për sipërmarrjet e vogla quajtur Google Workspace Individual. /PCWorld

Razer Blade është laptopi i parë gaming 14-inç me procesor AMD

Vjen në ngjyrë të zezë dhe përdoruesit mund të blejnë tre versione. Modeli bazë fillon nga 1,799 dollarë ndërsa më i shtrenjti shkon deri në 2,799 dollarë.

Razer prezantoi në evenimentin vjetor E3 2021 një laptop gaming 14-inç Blade i cili për herë të parë ka harduerin e AMD që mund të ndryshojë plotësisht eksperiencën gaming.

Laptopi i fundit Razer Blade 14 inç ishte tre vite më parë dhe nuk përfshin një procesor AMD. Tashmë adhuruesit e lojërave nga laptopët dhe fansat e Razer do të kenë në dispozicion një prej altpopëve më të shpejtë në kategorinë e tij.

Vjen në ngjyrë të zezë dhe përdoruesit mund të blejnë tre versione. Modeli bazë fillon nga 1,799 dollarë ndërsa më i shtrenjti shkon deri në 2,799 dollarë.

Specifikat e tre modeleve janë si mëposhtë:

Razer Blade 14 – Full HD 144Hz – GeForce RTX 3060 – Black:

AMD Ryzen 9 5900HX
Windows 10 Home
14″ 144Hz Full HD
GeForce RTX 3060
16GB RAM, 1TB SSD

Razer Blade 14 – QHD 165Hz – GeForce RTX 3070 – Black:

AMD Ryzen 9 5900HX
Windows 10 Home
14″ 165Hz QHD
GeForce RTX 3070
16GB RAM, 1TB SSD

Razer Blade 14 – QHD 165Hz – GeForce RTX 3080 – Black:

AMD Ryzen™ 9 5900HX
Windows 10 Home
14″ 165Hz QHD
GeForce RTX 3080
16GB RAM, 1TB SSD

Diferencat mes modeleve fokusohen tek rezolucioni i ekranit, frekuenca e rifreskimit dhe karta grafike. Modeli bazë ka ekran vetëm 1080p ndërsa dy të tjerët me rezolucione QuadHD por mbesim pa opsion 4K.

Normalisht me brendin Razer vinë edhe tastiera me ndriçim Razer Chroma, Audio Hapësinore THX dhe porta të bollshme konektiviteti. Në krye të ekranit gjendet një kamër 720p. /PCWorld

Google Workspace bëhet falas për të gjithë përdoruesit

Sipas njoftimit të gjithë 3 miliardë përdoruesit e shërbimeve të kompanisë kanë akses të plotë në Workspace.

Google bëri një ndryshim të madh në shërbimet e saj online. Gjiganti i motorit të kërkimit vendosi të hapë Workspace për të gjithë përdoruesit me një llogari Google, që do të thotë se nuk keni nevojë për një profil enterprise për të përdorur funksionet ekstra në Drive, Meet, Docs, Sheets dhe më shumë.

Sipas njoftimit të gjithë 3 miliardë përdoruesit e shërbimeve të kompanisë kanë akses të plotë në Workspace.

Mund të mos duket ndryshim i madh në pamje të parë duke qenë se përdoruesit tashmë kanë akses në mjetet e Drive dhe Docs. Por Workspace sjell funksione të avancuara si sugjerimet inteligjente, mundësia për të përmendur një përdoruesit me elementin @ apo të shtoni detyra në Gogole Docs, Sheets ose Slides.

Ndërsa shumica e këtyre funksioneve po bëhen falas, kompania do të lançojë një version me pagesë quajtur Google Workspace Individual ku përdoruesit përfitojnë shërbime si emaile të personalizuara, takime virtuale profesionale, rezervime e shumë të tjera. /PCWorld

Shfletuesi Chrome tregon adresën e plotë të uebfaqeve

Njohur ndryshe edhe si Omnibox, fusha e adresës funksionon jo edhe si hapësirë ULR-je por edhe si motor kërkimi.

Përgjatë viteve Google ka eksperimentuar me metoda të ndryshme për të fshehur URL-në e plotë të një uebsajti në fushën e adresës së Chrome.

Fillimisht e bëri për të thjeshtuar eksperiencën në ueb por edhe ndihmuar përdoruesit të identifikojnë më lehtë uebsajtet e dëmshme.

Por tashmë është penduar dhe pasi ka analizuar të dhënat e përdoruesve, kompania arriti në përfundimin se eksperimentet kanë pasur shumë pak ose thuajse fare impakt në sugurinë e përdoruesit.

Për këtë ka vendosur të ta rishfaqë URL-në e plotë në fushën e adresës së Chrome. Njohur ndryshe edhe si Omnibox, fusha e adresës funksionon jo edhe si hapësirë ULR-je por edhe si motor kërkimi.

Duke filluar me Chrome 91, fusha e kërkimit do të shfaqë URL-në e plotë ndërsa aktuslisht https:// është i fshehur. Nëse dëshironi të shikoni këtë, mjafton të klikoni mbi fushën e kërkimit me të djathtën e mausit e më pas të zgjidhni opsionin “Always show full URLs.” /PCWorld

Prova më e qartë se Microsoft do të prezantojë një Windows të ri

Është prova më e qartë se Microsoft po përgatit një version të ri të sistemit operativ dhe përdoruesit do të inkurajohen për të kaluar tek Windows i ri.

Spekulimet se Microsoft do të prezantojë një version të ri të Windows quajtur Windows 11, kanë pushtuar internetin dhe planet e kompanisë për të ndaluar mbështetjen e Windows 10 më 14 Tetor 2025 tashmë e konfirmojnë këtë.

Në faqen e Microsoft kompania thotë se do të vijojë të mbështesë Windows 10-ën deri më 14 Tetor 2025.

Është prova më e qartë se Microsoft po përgatit një version të ri të sistemit operativ dhe përdoruesit do të inkurajohen për të kaluar tek Windows i ri.

Në javët e fundit kompania ka folur për gjeneratën e re të Windows ndërsa më 24 Qershor do të mbajë një eveniment ku do të shpjegojë çfarë ka dashur të thotë me këtë.

Si rezultat shumë besojnë se Microsoft do të prezantojë Windows 11 e madje industria tashmë po bindet. Kujtojmë se kur debutoi në 2015-ën, Microsoft tha se Windows 10 do të ishte versioni i fundit i Windows dhe tashmë sistemi operativ do të merrte përditësime të vogla gradualisht dhe jo versione të mëdha. /PCWorld

Smartfoni 6 vjeçar i Apple do të marrë iOS 15

Gjashtë vite është një kohë e gjatë për një pajisje mobile dhe iPhone 6S mund të jetë iPhone më i mbështetur deri më sot me përditësime.

iPhone 6S në Shtator mbush 6 vite. Nëse ende e keni një telefon të tillë, atëherë Apple ka lajme të mira për ju, telefoni do të marrë përditësimin iOS 15 kur të mbërrijë këtë Vjeshtë.

iPhone 6S, 6S Plus dhe gjenerata e parë e iPhone SE të cilët kanë debutuar me iOS 9 do të jenë ndër modelet më të vjetra të Apple që marrin një përditësim të sistemit operativ.

Gjashtë vite është një kohë e gjatë për një pajisje mobile dhe iPhone 6S mund të jetë iPhone më i mbështetur deri më sot me përditësime.

iPhone 5S mbijetoi për 5 vite dhe përditësimi i fundit që mori ishte iOS 12 por nuk arriti dot në iOS 13.

6 vite mbështetje sigurie përfshirë edhe sisteme të reja operativ është diçka e pazakontë. Megjithatë disa veçori nuk do të funksionojë me 6S si tekst live në foto, modaliteti portret në FaceTime apo drejtimet e reja në Apple Maps, funksione të cilat kanë nevojë për procesorin e fundit A12 Bionic.

Është e mundur gjithashtu që sistemi i ri operativ të ngadalësojë telefonin me një procesor modest nëse e krahasojmë me sot por ndër më të fuqishmit për kohën.

Në fund shqetësim i madh mbetet jetëgjatësia e baterisë së telefonit ndërsa funksione si Widgets do të jenë të vështira të përdoren në një smartfon me ekrane 4.7-inç. /PCWorld

Problemet e një kompanie nxjerrin internetin offline

Ofruesi i shërbimeve cloud Fastly, infrastruktura e të cilit përdoret nga shumë shërbime dhe uebsajte online, tha se ishte shkaktari i problemeve.

Një ndërprerje madhore e internetit prekur disa uebsajte të profilit të lartë përfshirë Amazon, Reddit dhe Twitch.

Ofruesi i shërbimeve cloud Fastly, infrastruktura e të cilit përdoret nga shumë shërbime dhe uebsajte online, tha se ishte shkaktari i problemeve.

Firma tha se kishte pasur probleme me rrjetit CDN ndërsa u adresuan vetëm gjatë natës. Fastly ofron një shërbim të quajtur “Edge Cloud” që mbron uebsajtet nga sulmet DDoS dhe përmirëson shpejtësinë e hapjes së tyre.

Uebsajte të tjera të cilat u prekën ishin PayPal, Shopify, HBO Max dhe Vimeo. Probleme të ngjashme kanë prekur Amazon Web Services dhe Cloudflare në të kaluarën, dy gjigantë të shërbimeve cloud.

Përllogaritet se një orë offline ju kushton kompanive deri në 250 mijë dollarë. /PCWorld

Klientët zgjedhin Huawei, vlerësohet maksimalisht në platformën Gartner Peer Insights

“Në të ardhmen, ne do të kemi në fokus klientët dhe novacionin e vazhdueshëm, duke i ndihmuar të bëhen pjesë e një rrjeti tërësisht wireless. Gjithashtu jemi shumë mirënjohës për vlerësimet që marrim përmes Gartner Peer Insights.”

Huawei ka arritur të vlerësohet si Zgjedhja e Klientëve në Gartner Peer 2021 për infrastrukturën e lidhjes së rrjetit me tel dhe me valë. Si i vetmi shitës jo amerikano-verior, Huawei mori një vlerësim të lartë me 4.8 prej 5 yjesh, bazuar në 191 vlerësime dhe komente të klientëve, në platformën Gartner Peer Insights gjatë muajit mars të këtij viti.

Huawei është krenar që ka arritur të grumbullojë shumë vlerësime të larta nga konsumatorët për shkak të ofertave shumë konkurruese të rrjetit të kampusit dhe performancës së shkëlqyer në të gjithë botën. Huawei u përzgjodh si “Zgjedhja e Klientëve” në katër nga pesë segmentet e konsumatorëve për Azinë, Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Në fund të muajit mars të këtij viti, të gjithë klientët nga një larmi sektorësh si financa, qeveria, transporti dhe prodhimi, kanë vlerësuar në Gartner Peer Insights zgjidhjen e Huawei CloudCampus si dhe një seri produktesh të tjera të kompanisë. Ata vlerësuan funksionalitetin e produkteve, formimin, aktivitetin dhe mirëmbajtjen (O&M), si dhe mbështetjen e shërbimit nga vetë kompania.

Reagimet mbresëlënëse të klientëve treguan vlerësim global të Huawei. Gartner Peer Insights është një platformë online e vlerësimeve dhe rishikimeve të softwareve dhe shërbimeve IT, të cilat interpretohen nga profesionistë të IT-së dhe vendimmarrës të teknologjisë.

Qëllimi është që t’i ndihmojë drejtuesit e IT-së që të marrin vendime më të zgjuara për blerjet dhe të ndihmojë ofruesit e teknologjisë që të përmirësojnë produktet e tyre duke marrë reagime objektive dhe të paanshme nga klientët e tyre. Gartner Peer Insights përfshin më shumë se 350 mijë vlerësime të verifikuara në më shumë se 355 tregje.

“Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë zgjidhje dhe produkte më të mira që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve dhe marrin aprovimin e klientit. Për këtë arsye, jemi të entuziazmuar që vlerësohemi si “Zgjedhja e Klientit” në Gartner Peer Insights 2021 për infrastrukturën e hyrjes në rrjet me tel ose nëpërmjet valëve”, u shpreh Presidenti i Rrjetit të Kampusit të Huawei, Li Xing.

“Në të ardhmen, ne do të kemi në fokus klientët dhe novacionin e vazhdueshëm, duke i ndihmuar të bëhen pjesë e një rrjeti tërësisht wireless. Gjithashtu jemi shumë mirënjohës për vlerësimet që marrim përmes Gartner Peer Insights.”

Qindra të arrestuar në një operacion global përmes një aplikacioni me komunikim të enkriptuar

Pasi kishte thyer me sukses dy shërbime të tjera me komunikim të enkriptuar, FBI vendosi të operonte kompaninë e saj ANOM.

Mëse 800 kriminelë të dyshuar janë arrestuar në mbarë botën pasi u mashtruan nga FBI dhe përdorën një aplikacion me komunikim të enkriptuar ndërtuar po nga Byroja Federale e Hetimit.

Operacioni i cili u realizua në bashkëpunim me autoritetet Australiane, kriminelët të cilët përdornin aplikacionin ANOM krijuar nga FBI, ju monitoruan bisedat e tyre ku flisnin për trafiqe, drogë, pastrim parash e deri vrasje.

Shënjestër ishin bandat dhe njerëz të lidhur me mafian. Gjatë këtij operacioni u konfiskuan drogë, armatim dhe para. Kryeministri Australian e përshkroi si një goditje fatal ndaj krimit të organizuar në mbarë botën.

Pritet që gjatë ditës së sotme FBI-ja të ofrojë më shumë informacion në lidhje me operacionin.

Si funksiononte ANOM?

Pasi kishte thyer me sukses dy shërbime të tjera me komunikim të enkriptuar, FBI vendosi të operonte kompaninë e saj ANOM.

Kjo kompani shite pajisje me aplikacionin me komunikim të enkriptuar tek kriminelët në mbarë botën. Në fillim pajisjet ishin përdorur nga figura të larta të krimit të organizuar duke krijuar besim edhe tek të tjerët.

Ishte trafikanti i drogës Hakan Ayik i cili ju rekomandoi aplikacionin bandave dhe mafias pas ju dha në dorëzim nga oficerë të mbuluar.

Në total 12 mijë pajisje të enkriptuara u shitën tek 300 banda dhe grupe kriminale të organizuara në 100 vende të botës. Në mbarë botën u angazhuan 9 mijë oficerë policie për operacionin. /PCWorld

Huawei prezanton orët e para inteligjente me HarmonyOS

Pavarësisht se kanë sistemin e ri operativ, orët e reja nuk sjellin diçka emocionuese.

Huawei prezantoi orët e para inteligjente me sistemin operativ të kompanisë HarmonyOS: Huawei Watch 3 dhe Watch 3 Pro.

Pavarësisht se kanë sistemin e ri operativ, orët e reja nuk sjellin diçka emocionuese. Siç edhe skema e emërtimit sugjeron, Watch 3 është modeli bazë ndërsa ai Pro sjell cilësi më të mirë ndërtimi dhe funksione shtese që justifikojnë çmimin.

Watch 3 është i ngjashëm me modelin e kaluar Watch 2. Ka ekran 1.43-inç OLED me shkëlqim prej 1,000 nits. Ka një trup prej çeliku dhe kapak të pasmë prej qeramike. Huawei do ta shesë orën me rripa të ndryshëm si Active, Classic dhe Elite.

Ora ka 30 ndërfaqe të ndryshme vizuale ndërsa përdoruesit mund të instalojnë deri në 1 mijë prej tyre nga dyqani i aplikacionit. Kurora kur rrotullohet përdoren për navigim dhe shflefim të listave.

Watch 3 ka 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Për gjurmimin e aktivitetit dhe parametrave shëndetësor Huawei përdor një skaner të rrahjeve të zemrës, sensor Sp02 dhe monitor të gjurmit. Ora ka edhe një sensor të ri për matjen e temperaturës ndërsa ofron mbështetje edhe për eSIM.

Me 4G të ndezur Huawei thotë se ora mbijeton 3 ditë me një karikim të vetëm. Modeli Pro ka një kasë prej titaniumi e jetëgjatësi më të madhe baterie dhe çdo gjë tjetër mbetet e njëjta me Watch 3. /PCWorld

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE