Shoqata ndihmoni te Varferit

TEUHID EL ULUHIJE ËSHTË SHKAKU I ARMIQËSISË SË POPUJVE NDAJ PEJGAMBERËVE

E kemi përmendur më parë se Teuhid el-Uluhije është çelësi i thirrjes së krejt Pejgamberëve. Secili Pejgamber e fillonte thirrjen e tij me Teuhid, andaj fillonte armiqësia mes këtyre dy grupeve, profetët i thërrisnin në Teuhid dhe në përkushtim të Ibadetit ndaj Allahut, ndërsa popujt e tyre këmbëngulnin në Shirkun e tyre dhe në adhurimin e tyre ndaj idhujve, përpos atyre që i udhëzonte Allahu. Thotë Allahu:

((وَقَالُوا لَا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا.  وَقَدْ أَضَلُّوا كَثِيرًا ۖ وَلَا تَزِدِ الظَّالِمِينَ إِلَّا ضَلَالًا))

“Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n, e Nesra-n. Dhe patën devijuar shumë. Prandaj Ti mizorëve mos u jep tjetër send përveçse humbjen.”[1] Poashtu thotë Allahu:

((قَالُوا أَجِئْتَنَا لِتَأْفِكَنَا عَنْ آلِهَتِنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ))

“Ata i thanë: “A ke ardhur të na shmangësh prej zotërave tanë? Na e sjell atë që na premton, nëse je i sinqertë”.”[2] Dhe thotë Allahu për popullin e Hudi-t:

((قَالُوا يَا هُودُ مَا جِئْتَنَا بِبَيِّنَةٍ وَمَا نَحْنُ بِتَارِكِي آلِهَتِنَا عَن قَوْلِكَ وَمَا نَحْنُ لَكَ بِمُؤْمِنِينَ))

“Ata i thanë, “O Hud, nuk na ke sjellë kurrfarë sqarimi dhe ne nuk i lëmë zotërat tanë vetëm për fjalët tua, ne ty nuk të besojmë.”[3]

Thotë Allahu për popullin e Shuajbit:

((قَالُوا يَا شُعَيْبُ أَصَلَاتُكَ تَأْمُرُكَ أَن نَّتْرُكَ مَا يَعْبُدُ آبَاؤُنَا أَوْ أَن نَّفْعَلَ فِي أَمْوَالِنَا مَا نَشَاءُ ۖ إِنَّكَ لَأَنتَ الْحَلِيمُ الرَّشِيدُ))

“Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që na t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të bëjmë me pasurinë tonë çka të duam. Me të vërtetë, sa i butë dhe i drejtë që je ti!”.”[4]

Poashtu thotë Allahu për mosbesimtarët e Kurejshëve:

“Ata janë çuditur për ardhjen e një paralajmëruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët kanë thënë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar; A don ai që prej tërë zotrave të bëjë një Zot? Me të vërtetë, kjo është një gjë e çudtishme!” Dhe paria nga mesi i tyre u larguan (duke i thënë njëri-tjetrit): “Shkoni dhe bëhuni të durueshëm pranë perëndive tuaj; Me të vërtetë, kjo është një punë (e madhe) që dëshirohet. Këtë nuk e kemi dëgjuar në fenë e mëparshme. Ky është vetëm një trillim; Vallë, nga mesi ynë atij t’i dërgohet Kur’ani?!” Por, ata dyshojnë në Këshillën Time, meqë ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.”[5]

Këto argumente dhe të tjera shumë qartë na tregojnë armiqësinë që e kishin popujt ndaj profetëve të tyre dhe se shkaku i kësaj armiqësie ishte thirrja që e bënin këta profetë në Teuhid el Uluhije dhe në përkushtim të adhurimit vetëm ndaj Allahut.

 

Përktheu dhe përshtati: Ali Ashani

 


[1] Nuh:23,24.

[2] El-Ahkaf:22.

[3] Hud:53.

[4] Hud:87.

[5] Sad:4-8.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit