Meta mohon të ketë kërcënuar Evropën me mbylljen e Facebook dhe Instagram
Meta ka lëshuar paralajmërime të ngjashme në të kaluarën por pa specifikuar Facebook dhe Instagram.
Meta nuk ka dëshirë aspak të largohet nga Evropa. Kështu u shpreh kompania përmes një postimi në blog publikuar ditën e Marte pasi disa media raportuan se kishte kërcënuan me mbyllje të Facebook dhe Instagram në kontinent lidhur me paqartësinë e transferimit të të dhënave mes SHBA-ve dhe BE-së.
Kërcënimi i Meta erdhi në formën e një paralajmërimi gjatë prezantimit të raportit më të fundit financiar. Në dokument thuhet se kompania do ta kishte të pamundur të ofronte shumicën e produkteve dhe shërbimeve nëse nuk i lejohet transferimi i të dhënave në SHBA.
Meta ka lëshuar paralajmërime të ngjashme në të kaluarën por pa specifikuar Facebook dhe Instagram.
Në qendër të shqetësimeve të Meta është rrëzimi i marrëveshjeve Safe Harbour dhe Privacy Shield ku që të dyja janë goditur nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë lidhur me frikën sesi të dhënat e përdoruesve Evropiane menaxhohen në serverët Amerikanë.
Sa i takon reagimeve në Evropë, shumica e ligjvënësve kanë mirëpritur një vendim të tillë të largimit të Meta. Ministri Francez i Financave Bruno Le Maire kishte thënë se “jeta është më e bukur pa Facebook, e madje do të jetonim më mirë pa të.”
“Gjigantët e teknologjisë duhet ta kuptojnë se kontinenti Evropian do të rezistojë dhe është i gatshëm të afirmojë sovranitetin e tij,” tha Ai. /Reddit, kullanıcıların sonuçları bulmasına yardımcı olmak için yakın zamanda aramayı iyileştirdi