Balkanlarda Gıda Güvenliği
Drejtori i Zyrës për Ballkanin dhe Evropën Lindore tëTİKA-s, Dr.. Mahmut Çevik, ndau të dhëna të hollësishme dhe interesante nëkonferencën ku mori pjesë si i ftuar nga GLADER.
Drejtori i Zyrës për Ballkanin dhe Evropën Lindore (BADA) tëAgjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Dr.. Mahmut Çevik, u ftua nga Shoqata e Laboratorëve dhe Inspektorëve Ushqimorë (GLADER).
Në konferencën e realizuar me video në kuadër të programit “Bisedë Sociale”, moderuar nga drejtori i GLADER-it Dr. Can Demir, morën pjesë dekani i Fakultetit të Veterinerisë të Universitetit të Eufratit Prof. Dr.. Mehmet Çalıcıoğlu, zëvendëspërfaqësuesja e Zyrës për Azinë Qendrore të Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, Dr.. Ayşegül Selışık, shefi i katedrës për Sëmundjet Pediatrike dhe Shëndetin e Adoleshentëve të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Hacettepe-së Prof. Dr.. Orhan Derman, pedagogu i degës së Higjienës dhe Teknologjisë Ushqimore të Universitetit të Kırıkkale-së dhe anëtari i Këshillit Shkencor për Pandeminë në Ministrinë e Bujqësisë Prof. Dr.. Naim Deniz Ayaz, pedagogu i Fakultetit të Pedagogjisë së Universitetit Gazi Prof. Dr.. Fahri Temizyürek, ish-rektori i Universitetit Komrat në Moldavi Prof. Dr.. Stephan Verban, specialisti për Sëmundjet e Gjirit pranëMinistrisë së Shëndetësisë dhe drejtori i Fondacionit për Studime Ekonomike për Refugjatët nga Ballkani (BİSAV)Doc. Dr.Yüksel Özkale, drejtori i Laboratorit për Kontroll dhe Kërkim Ushqimor të Ministrisë së Ushqimit dhe Bujqësisë për Stambollin Dr. Yunus Bayrak, ish-drejtori i përgjithshëm i Organizatave Shoqërisë Civile Turke në Maqedoni dhe drejtori i ADEKSAM-it Tahsin İbrahim, përfaqësuesi i MÜSİAD-it për BullgarinëKemal Özmez si dhe akademikëtë tjerëdhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të Turqisë.
Në konferencë, Drejtori i Zyrës për Ballkanin dhe Evropën Lindore tëTİKA-s, Dr.. Mahmut Çevik, në formë pyetje-përgjigjesh u shpjegoi pjesëmarrësve rolin e TİKA-s në sigurinë dhe cilësinë ushqimore në Ballkan.
EMRIN “RUMELI” E KANË VËNË TURQIT
Në fjalën e tij, Drejtori i Zyrës për Ballkanin dhe Evropën Lindore tëTİKA-s, Dr.. Mahmut Çevik,tha se TİKA ka ofruar kontribut për zhvillimin e vendeve të ndryshme me 62 zyrat e saj në 59 satmak, ndër të cilat 11 ndodhen në Ballkan dhe në Evropën Lindore dhe se pas hapjes së zyrës së parë për rajonin në Kishinjev, TİKA deri më sot ka hapur 11 zyra në 11 vende dhe ka vënë në jetë rreth gjashtë mijë projekte.
Drejtori i Zyrës për Ballkanin dhe Evropën Lindore tëTİKA-s, Dr.. Mahmut Çevik, dha edhe disa të dhëna për historinë e Ballkanit, ku vuri në dukje se emri “Rumeli” për Ballkanin është vënë nga turqit dhe se terreni i shtruar nga Sari Salltuku e të tjerët të ardhur nga Azia Qendrore – “Me Sari Salltukun nga Azia Qendrore erdhëm dikur / Në viset e Rumit nga Sakarja u shpërndamë” siç shprehet poeti nga Shkupi Jahja Kemal – të cilët kontribuan për përhapjen në rajon të turqishtes e të moralit jesevit si dhe të botëkuptimit islam, e kthyen rajonin në një pellg paqeje.
Duke vënë në dukje se projektet e TİKA-s zbatohen në fushat Teknike, të Trashëgimisë së Përbashkët Kulturore dhe të Ndihmave Humanitare, në fjalën e tij që zgjati rreth 3 orë e gjysmë, Çevik shpjegoi në kuadër të projekteve teknike janë vënë në jetë projekte në fushat e arsimit, shëndetësisë, të pajisjeve, të bujqësisë e të infrastrukturës, në kuadër të projekteve për trashëgiminë e përbashkët kulturore janëkryer dhe po kryhen restaurimet dhe rindërtimet e atyre që kanë mbijetuar nga rreth gjashtëmbëdhjetë mijë vepra në rajon dhe në kuadër të ndihmave humanitare u është ardhur vendeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore si përmbytjet dhe tërmetet.
TİKA MBËSHTET SIGURINË USHQIMORE NË BALLKAN
Duke folur për efektet e pandemisë së COVID-19-ës në vendet e Ballkanit dhe të Evropës Lindore ku vepron si drejtor i BADA-s nëTİKA si dhe për masat mbrojtëse të marra nga vendet e ndryshme, Dr.. Mahmut Çevik shpjegoi se parametrat e disponueshmërisë, aksesit dhe shfrytëzimit ushqimor janë të rëndësishme për sigurinë ushqimore, prandaj edhe vendet janë përpjekur të marrin masa për ta rritur qëndrueshmërinë në këto parametra.
Duke dolur edhe për Raportin e 2020-ës për Krizën Ushqimore Globale, Çevik shpjegoi se rreth 135 milionë njerëz përjetojnë pasiguri ushqimore akute, se ndër ta rreth 17 milionë janë fëmijë nën moshën 5 vjeç dhe se rreth gjysmë milionë njerëz në Evropë, ku bën pjesë edhe Ballkani, mund të përjetojnë pasiguri ushqimore akute.
NË BALLKAN PO MERR JETË DIPLOMACIA USHQIMORE
Drejtori i BADA-s nëTİKADr.Mahmut Çevik shpjegoi se në kuadër të kësaj diplomacie të nisur nga TİKA me dijen dhe përvojën e Turqisë në këtë fushë, në mënyrë që Ballkani të preket sa më pak nga kriza ushqimore që mund të krijohet për shkak të pandemisë së COVID-19-ës, janë vënë në jetë programe ku u është dhënë përparësi marrjes së masave për lehtësimin e aksesit ushqimor, shfrytëzimit të burimeve për ekonominë, shtimit të veprimtarive për rritjen e të ardhurave dhe parandalimit të shpërnguljes si dhe nxitjes së të rinjve të Ballkanit për të marrë pjesë në prodhim duke rritur punësimin në bujqësi.
Duke bërë të ditur se është vënë në jetë Programi për Sigurinë Jetike dhe Ushqimore në Ballkan, Çevik tregoi se 500 familjeve në Bosnje-Hercegovinë u është dhënë mbështetje e drejtpërdrejtë për prodhimin bujqësor, ku me 13 tonë fara të ndryshme janë përfshirë në prodhim të rinj boshnjakë të papunë, se njëkohësisht janë vënë në jetë Programe për Mbështetjen e Sigurisë Jetike dhe Ushqimore në 6 vende të Ballkanit, në kuadër të të cilave synohet përfshirja e të rinjve në prodhimin bujqësor në Ballkan, me në krye Bosnje-Hercegovinën ku rreth njëqind mijë të rinj kanë mbetur pa punë gjatë pandemisë.
AKADEMIKËT DHE MIQTË E RUMELISË, TË KËNAQUR NGA NDIHMAT E TİKA-s
*Zëvendëspërfaqësuesja e Zyrës për Azinë Qendrore të Organizatës tëFAO-s, Dr.. Ayşegül Selışık, u shpreh se i konsideron të suksesshme projektet e TİKA-s për Ballkanin në këtë sektor, duke vënë në dukje se Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë ka fusha të përbashkëta veprimtarie me TİKA-n dhe mund të bashkëpunojë në të tilla projekte intensive në fushën e ushqimit e të bujqësisë në Ballkan.
*Pedagogu i Fakultetit të Pedagogjisë së Universitetit Gazi Prof. Dr.. Fahri Temizyürek vuri në dukje se TİKA në Ballkan, krahas bujqësisë punon intensivisht edhe për gjuhën dhe kulturën turke, duke qenë një institucion që po i jep jetë turqishtes dhe kulturës turke.
*Shefi i katedrës për Sëmundjet Pediatrike dhe Shëndetin e Adoleshentëve të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Hacettepe-së Prof. Dr.. Orhan Derman tha se i ka parë dhe ka marrë pjesë edhe vetë nëprojektet e TİKA-s në fushën e shëndetësisë në Ballkan, duke veçuar Spitalin Pediatrik Reanimativ mëmodern në Ballkan, të ndërtuar në Shkup, dhe se ndihet i lumtur që po mëson në këtë konferencë se përveç investimeve në fushën e shëndetësisë, TİKA po punon intensivisht edhe në fushën e ushqimit.
*Dekani i Fakultetit të Veterinerisë të Universitetit të Eufratit Prof. Dr.. Mehmet Çalıcıoğlu, pedagogu i degës së Higjienës dhe Teknologjisë Ushqimore të Universitetit të Kırıkkale-së dhe anëtari i Këshillit Shkencor për Pandeminë në Ministrinë e Bujqësisë Prof. Dr.. Naim Deniz Ayaz dhe drejtori i Laboratorit për Kontroll dhe Kërkim Ushqimor të Ministrisë së Ushqimit dhe Bujqësisë për Stambollin Dr. Yunus Bayrak treguan se kanë marrë pjesë personalisht në punimet e TİKA-s në Ballkan lidhur me akreditimin e institucioneve inspektuese si HAÇP dhe ISO 17020 dhe se mund të ofrojnë ndihmesën e tyre për projektet e mundshme tëTİKA-s.
*Ish-drejtori i përgjithshëm i Organizatave Shoqërisë Civile Turke në Maqedoni dhe drejtori i ADEKSAM-it Tahsin İbrahim, vuri në dukje se TİKA thuajse nuk ka lënë shkollë në Maqedoninë Lindore pa e ndihmuar për restaurimin dhe pajisjet, se ka kontribuar për ekonominë e vendit dhe punësimin me Projektin për Prodhimin e Orizit dhe se turqve jyrykë u është rritur niveli i të ardhurave falë projekteve tëTİKA-s si ai për Bletët dhe Prodhimet e Bletarisë dhe për Prodhimin e Perimeve dhe Kopshtarinë Frutore nën Mbulesë.
*Ish-rektori i Universitetit Komrat në Moldavi Prof. Dr.. Stephan Verban, specialisti për Sëmundjet e Gjirit pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtori i Fondacionit për Studime Ekonomike për Refugjatët nga Ballkani (BİSAV) Doc. Dr.. Yüksel Özkale si dhe përfaqësuesi i MÜSİAD-it për Bullgarinë Kemal Özmez, u shprehën se krahas projekteve qëTİKA ka vënë në jetë nëçdo fushë në Ballkan, ato në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit kanë qenë shumë të rëndësishme dhe domethënëse gjatë periudhës së pandemisë.
PROJEKTET E TİKA-s
Projektet kryesore tëTİKA-s për bujqësinë dhe ushqimin në Ballkan janë:
Programi për Sigurinë Jetike dhe Ushqimore në Ballkan, Projekti për Prodhimin dhe Marketimin e Produkteve të Bletarisë Rurale si dhe Projekti për Rritjen e Cilësisë së Jetesës Urbane për Invalidët dhe Pensionistët në Bosnje-Hercegovinë, Programi për Mbështetjen e Zhvillimit të Vazhdueshëm Rural në Serbi, Projektet për Zhvillimin e Qumështit dhe të Prodhimit të Qumështit si dhe Projekti për Rritjen e Prodhimit dhe të Cilësisë së Orizit në Maqedoni, Projekti për Ndërmarrjen e Prodhimit të Vajit të Ullirit në Mal të zi, Projekti për Prodhimin e Manaferrës si dhe Projekti për Përmirësimin dhe Zhvillimin e Prodhimit Blegtoral në Kosovë.