Shoqata ndihmoni te Varferit

Tregtari holandez konvertohet në Islam

Maxwell Ifeanyi, me origjinë nga Nigeria, ka filluar të hulumtojë besimin Islam pasi është ndikuar nga njerëzit që i ka njohur në provincën qendrore të Turqisë, Kayseri, të cilën e ka vizituar shpeshherë për të zhvilluar tregti

Një tregtar holandez me emrin Maxwell Ifeanyi i cili shpeshherë ka vizituar Turqinë, është konvertuar në besimin Islam duke e marrë emrin “Xhuma Rejjan”, raporton Anadolu Agency (AA).

Maxwell Ifeanyi, me origjinë nga Nigeria, ka filluar të hulumtojë besimin Islam pasi është ndikuar nga njerëzit që i ka njoftuar në provincën qendrore të Turqisë, Kayseri, të cilën e ka vizituar shpeshherë për të zhvilluar tregti.

Ifeanyi i cili ka aplikuar tek myftinia dhe ka ndërruar emrin në “Xhuma Rejjan”, me anë të një ceremonie të konvertimit në Myftininë e Kayseri është konvertuar në Islam.

Myftiu i provincës, Şahin Güven, në fjalimin gjatë ceremonisë tregoi se Xhuma Rejjan ka filluar hulumtimet për Islamin pasi është ndikuar shumë nga sjelljet e njerëzve në Kayseri, si dhe nga morali i muslimanëve.

Ai theksoi se Rejjan dy vite me radhë ka hulumtuar fenë islame, duke treguar se këtu kanë rol të madh edhe biznesmenët nga ky qytet.

Ndërsa Xhuma Rejjan, tha se Islamin e ka hulumtuar pas sjelljeve të njerëzve ndaj tij dhe se në fund ka vendosur të bëhet musliman duke e dhënë vendimin e drejtë.

Pas ceremonisë myftiu i dhuroi Rejjan, Kuran-i Kerimin.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit