Shoqata ndihmoni te Varferit

Zbulohet planeti me dy diej 29/04/2025

Sipas studiuesve ai është prova e parë e ekzistencës së planetëve Polare, me orbitë drejtkëndore

Një planet me dy diej dhe me orbitë të veçantë drejtkëndore, prej 90 gradë. Kjo është prova e parë konkrete e ekzistencës së planeteve të ashtuquajtur Polare, me karakeristikat e sipërpërmendura.

Studimi mban firmën e Universitetit të Birmingham, nga vrojtimet e Very Large Telescope i Observatorit EuroAustral që është i pozicionuar në Kili.

Më herët janë zbuluar edhe raste të planetëve që rrotullohen rreth dy yjeve, por edhe ato pak raste orbita ka qenë rrethore, ndërsa kjo është e para herë që verifikohet një fenomen i tillë me orbitë drejtkëndore të pazakontë. Dy yjet, të parë nga Toka, prodhojnë eklipse duke mbuluar njeri-tjetrin, dhe njihen edhe si sistem binar i eklipsuar.

Planeti është zbuluar rastësisht, teksa përfeksionoheshin vrojtimet dhe parametrat orbitale dhe fizike të dy yjeve që ishin zbuluar paraprakisht në vitin 2018, e ku u etiketuan me siglën 2M1510.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit