saltar al contenido

Mbreti dhe dhurata e lypësit

Çdo mëngjes në një mbretëri të vogël, por të pasur, një lypës pa fjalë i sillte mbretit nga një mollë, e pastaj shkonte.

Mbreti i cili ishte mësuar të pranojë dhurata shumë më të vlefshme se kjo mollë që i vinte çdo mëngjes, përqeshte në llogari të lypësit kur ky largohej.
Të gjithë oborrtarët qeshnin, ngase duhej të vepronin dhe mendonin sikurse mbreti.
Lypësi vazhdonte për çdo mëngjes t’ia dorëzonte mbretit në dorë dhuratën e tij. Edhe pse i dukej monotoni, mbreti e pranonte mollën duke qeshur me ironi dhe e vendoste në një kosh. Pas një kohe, koshi u mbush përplot saqë nuk kishte më vend për molla.
Un día, majmuni më i dashur i mbretit e mori një mollë dhe e kafshoi, por menjëherë e gjuajti para mbretit. Mbreti i çuditur në mes të mollës vërejti një diamant. Menjëherë urdhëroi që të hapen të gjitha mollët dhe në të gjitha kishte nga një diamant.
I hutuar, mbreti e thirri lypësin e jashtëzakonshëm dhe kërkoi shpjegim. Ky iu përgjigj: “Ju solla këto dhurata që të kuptoni që jeta për çdo mëngjes u ofron dhuratë të veçantë për të cilin ju harroni për shkak të pasurisë së madhe që u rrethon. Kjo dhuratë është çdo ditë e re e cila fillon me buzëqeshje ndaj tjetrit. Ky është diamant i vërtetë, o mbret!” – tha lypësi duke u larguar nga pallati.

Mesazhi: Shumë gjëra na duken më të rëndësishme, por ekziston një e mirë e cila i tejkalon të gjitha dhe është si diamant i fshehur në zemrat tonakjo është buzëqeshja që duhet t’ia dhurojmë atij që i nevojitet. A thua i japim çdo mëngjes dikujt dhuratën tonë të çmuar?

Traducido y adaptado:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Compraré una rosa". Le compró a la niña su rosa y ordenó flores para su madre.?

Compraré una rosa". Le compró a la niña su rosa y ordenó flores para su madre.!

Compraré una rosa". Le compró a la niña su rosa y ordenó flores para su madre. 1 / 5. Compraré una rosa". Le compró a la niña su rosa y ordenó flores para su madre.: 1

Sin votaciones hasta ahora! Sin votaciones hasta ahora.

Sin votaciones hasta ahora - Sin votaciones hasta ahora