Preskoči na sadržaj

3 – Dua në shi

Bie shi,
Erresira ka mbuluar,
Bien pikat e shiut dalengandale,
Mendimet me kane mbuluar,
nje jete te tère qe kam harxhuar…

Gjendem tani ne kete kohe e menduar,
vallè se si ka rrjedhur jeta ime,sa ka ndryshuar…

Vitet ikin,
koha ecen,
gjurmet e mia ne kohe ngecin,
hapat hedh ngadalè ,
erresira, diten perfundon,
veprat e mia te dites grumbullon…

Ditet ecin,
jeta vazhdon,
valle kur jeta ime
do perfundoje,
valle se si sprovat do vazhdojne,
veprat mblidhen,
gjynafet vazhdojne…

Pikat e shiut bien,
erresira ka mbuluar,
jeta e kaluar ka shkuar,
te lus Ty, O Allah i Lartesuar,
te lus te me falesh per kohen e harxhuar,
te lus Ty, O Allah i Lartesuar
qe adhurimet e mia te mi kesh shtuar,
gjynafet e mia te mos jene shkruajtur
e veprat e mira, te me jene shumefishuar…

Bie shi,
erresira ka mbuluar,
bien pikat e shiut dalengandale,
mendimet me kane mbuluar,
mendoj per jeten e shkuar,
per ate qe me pret,
duke u lutur
Te lus Ty, O Allah i Lartesuar
lutjet ne shi te mi kesh pranuar.

srijeda?

srijeda!

srijeda 0 / 5. srijeda: 0

srijeda! srijeda.

pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih - pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih