Preskoči na sadržaj

BESIMI NË DITËN E FUNDIT – (PJESA E TRETË)

Besimi në ditën e Fundit përfshin besimin në gjithçka që ndodh pas vdekjes duke filluar prej sprovës së var ku njeriu pyetet për tri gjëra: Kush është Zoti yt, kush është feja yte dhe se kush është pejgamberi yt. All-llahu i forcon besimtarët në përgjigje dhe i çon në humbje jobesimtarët të cilët nuk do të mund të përgjigjen në këta pyetje. Pas sprovës në var pason dënimi apo kënaqësia e varit. “E sikur t’i shihje të padrejtët (jobesmimtarët) kur janë në agoni të vdekjes dhe melekët duke i shtrirë duart e tyre për t’i rahur. Nxirrne tash veten tuaj, ju sot përjetoni dënimin e turpshëm përshkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun dhe ndaj argumenteve të Tij ishit kryeneç”. (el En’aam 93). Dhe thotë: “Zjarr në të cilin nënshtrohen në drekë dhe në mbrëmje dhe ditën kur vjen Çasti (Kijameti) futni pasuesit e Faraonit në dënimin më të keq”. (Mu'min 46). Gjithashtu në hadith të vërtetë që e transmeton Muslimi, Pejgamberi a.s u ka thënë sahabëve që të kërkojnë mbrojtjen e All-llahu prej dënimit të varit.

 

Ndërsa kënaqësia në var është e vërtetë për besimtarët, siç ka thënë All-llahu :

 

  • ·”Ata të cilët thanë: “Zoti ynë është All-llahu”, e më pastaj qëndruan[1], u zbresin melekët dhe u thonë: “Mos u frikësoni e as mos u pikëlloni dhe përgëzohuni me xhenetin që ju është premtuar”. (Fussilet 30)
  • ·“Përse pra, kur arrin shpirti në fyt e ju në atë moment shikoni. E Ne jemi më afër tij sesa ju, por ju nuk shihni. Dhe përse nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra), atëherë (Përse) nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë). A ako on (i vdekuri) është prej të afërmve (të Zotit). Ai ka (te Zoti) Faraj – onaj koji pobjeđuje nevolje, furnizim dhe xhenet të begatshëm”. (el Vakia 83-89).
  • ·Thotë Pejgamberi a.s në hadith të cilin e transmeton Ahmedi nga Beraa ibn Azib se Pejgamberi a.s ka thënë se robërit e sinqertë të All-llahut përgëzohen me të mira duke qenë në varet e tyre dhe se i vdekuri e nuhat erën e xhenetit dhe se” i zgjerohet vari aq sa mund të kaploj shikimi”. (Tranmseton Ahmedi).

Në këtë që u përmend kanë devijuar pasuesit e humbjes duke thënë se dënimi dhe kënaqësia në var nuk janë të vërteta, për shkak se nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe thonë: Nëse e hapim një var në të cilin është i varosur ndonjë njeri, do ta gjejmë atë njeri ashtusiç e kemi lënë dhe

vari i tij as nuk është zgjeruar dhe as nuk është ngushtuar.

 

Kjo thënie është e kotë nga aspekti sheriatik, shqisor dhe logjik

 

Nga aspekti i sheriatit:

Kanë ardhur shumë argumente në Kur’an dhe në Sunet për sa i përket dënimit dhe kënaqsisë në var, të cilat edhe u përmendën më lart. Transmetohet nga ibn Abbasi r.a se Pejgamberi a.s ka dalë me shokët e tij dhe kur kanë kaluar pranë dy vareve ka thënë: “Këta të dy janë duke u dënuar në var” dhe në një hadith tjetër ka thënë se “Njëri prej tyre dënohet në var përshkak se nuk është pastruar prej urinës, ndërsa tjetri ka përhapur fjalë në mes njerëzve me qëllim që t’i prish marrdhëniet mes tyre”. (Transmeton Buhariu).

Nga aspekti shqisor:

Njeriu kur është në gjum dhe sheh në ëndër kinse është në një vend të mirë dhe të gjerë në të cilin ndjen kënaqësi, ose sheh se është në ëndër kinse është në një vend të keq dhe të ngushtë prej të cilit vuan, bile ndoshta edhe i del gjumi prej shqetësimit që e ka përjetuar në ëndër. Dhe krejt kjo ndodh duke qenë njeriu në shtratin e tij. Pra gjumi është vëllau i vdekjes, për këtë shkak All-llahu në Kur’an e ka quajtur gjumin vdekje (وفاة). Thotë All-llahu: “All-llahu i merr shpirtërat kur është momenti i vdekjes së tyre, e edhe atë që është në gjum dhe nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk ia kthen shpirtin) dhe atë tjetrin (që është në gjum) e lëshon deri në një afat të caktuar…” (ez Zumer 42).

Nga aspekti logjik:

Njeriu që është në gjum sheh një ëndër të vërtetë, ose mund që ta kishte parë Pejgamberin a.s në ëndër dhe kush e sheh Pejgamberin a.s në ëndër me cilësitë që i ka Pejgamberi a.s, ai në të vërtetë e ka parë Pejgamberin a.s dhe gjithë kjo ndodh përderisa njeriu është në shtratin e tij duke qenë në realitet larg prej asaj që e ka parë në ëndër. Pra përderisa kjo gjë është e mundshme në këtë botë, atëherë a thua vallë nuk është e mundshme në botën tjetër?!
Ndërsa thënia e atyre që e kundërshtojnë jetën e varit duke thënë se: Nëse e hapim një var në të cilin është i varosur ndonjë njeri, do ta gjejmë atë njeri, ashtusiç e kemi lënë dhe vari i tij as nuk është zgjeruar dhe as nuk është ngushtuar.

 

Si pikë e parë ju themi atyre se nuk lejohet që të kundërshtohet ajo që ka ardhur në Kur’an dhe në Sunet dhe sikur t’i lexojë me zemër të hapur tekstet e Kur’anit dhe Sunetit për jetën e varit do t’i bëhej e qartë çështja.

Si pikë e dytë ju themi atyre se çështjet që kanë të bëjnë me jetën e varit janë prej çështjeve të gajbit (fshehtësisë së All-llahut) të cilat shqisat nuk mund t’i perceptojnë dhe sikur do të kishim mundësi që t’i shihnim dhe ti perceptonim s’do të kishte dobi besimi në gajb (besimi në fshehtësi).

Si pikë e tretë ju themi atyre se dënimi, kënaqësia, gjerësia dhe ngushtësia e varit i shijon i vdekuri dhe nuk i shijon tjetërkush. Ashtusiç njeriu sheh në ëndër se është në një vend të keq dhe të ngushtë, ose ashtusiç sheh se kinse gjendet në një vend të mirë dhe të gjerë, ndërsa ata që

gjenden përreth këtij personi që e sheh këtë ëndër nuk ndiejnë asgjë çka ndjen ai personi në gjum. Kur i vinte shpallja Pejgamberit a.s duke qenë në mesin e shokëve të tij, vetëm Pejgamberi e ndëgjonte shpalljen ndërsa sahabët nuk e ndëgjonin. Ose i vinte Pejgamberit meleku në formën e njeriut dhe i fliste ndërsa sahabët as nuk e shihnin melekun dhe as nuk e ndëgjonin.

Si pikë e katërt ju themi atyre se perceptimet e njeriut janë të kufizuara aq sa ka dashur All-llahu dhe se shqisat e njeriut nuk mund që të perceptojnë çdogjë që ekziston, siç janë shtatë qiejt dhe toka dhe krejt çka ka mes tyre e bëjnë tesbih All-llahun në të vërtetë. Thotë All-llahu: “Lartmadhëri (brojanica) i shprehin Atij shtatë qiejt dhe toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk i bën tesbih duke shprehur falënderim, por ju nuk e kuptoni tesbihun e tyre, Ai është i butë dhe falë shumë”. (el Israa 44). Pra nëse ne nuk mund që të shohim çdogjë që ekziston, atëherë nuk na lejohet që të mohojmë çdogjë që nuk shohim, siç ka thënë All-llahu për xhinët dhe shejtanët: „O sinovi Ademovi, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xheneti, zhveshi petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai (shejtani) dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë”. (el Araafë 27).

 

 

Marrur nga: “Besimi Islam” – Shejh Muhammed bin Salih El-Uthejmin

Prevedeno: Enis Arifi

 


[1] Ata të cilët vdiqën me këtë fjalë.

srijeda?

srijeda!

srijeda 0 / 5. srijeda: 0

srijeda! srijeda.

pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih - pobožni Abdulaziz - rob Svemogućeg Abdulhamida - rob Zahvalnih